Mër. Shk 18th, 2026

Batalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani – Vengu: Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri

Efektivët e Batalionit Komando po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për misionin në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar angazhimin e Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren, në stërvitjen paradislokuese KFOR ‘36. Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO — në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive”, u shpreh ministri.

Stërvitja paradislokuese synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes operacionale të trupave përpara angazhimit në misionin e KFOR-it, duke garantuar standarde të larta operacionale në përputhje me kërkesat e NATO-s.

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në këtë stërvitje konfirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe kontributin aktiv në operacionet ndërkombëtare të Aleancës…

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *