Është arrestuar një person në Shipol të Mitrovicës pasi që gjatë një bastisje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë, 25 fishekë, një gëzhojë dhe 9 gramë substancë narkotike marihuanë, .
Bastisja sipas policisë është kryer të martën pasdite ndërsa i dyshuari ka deklaruar se në një shtëpi të pabanuar ka edhe një granatë dore për të cilën polica ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes deri sa njësiti i deminimit i PK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.

