Sht. Sht 27th, 2025

Barduani nderon me medalje ushtarët që kontribuuan në stabilitetin e Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, gjatë ditës ka ndarë medalje
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, gjatë ditës ka ndarë medalje për ushtarët e KFOR-it.

Gjatë ceremonisë, personeli i KFOR-it u nderua me Medaljen e NATO-s “Non-Article 5” (kjo medalje u jepet ushtarëve që shërbejnë në vendet që nuk janë pjesë e NATO-s), si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

“Gjeneral major Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të dekoruarit, duke lavdëruar ndjenjën e tyre të lartë të përgjegjësisë, aftësinë dhe besnikërinë, në përputhje të plotë me vlerat dhe shpirtin e Aleancës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *