Mër. Mar 18th, 2026

“Banjska”/ Dushanit iu gjetën foto me uniformë ushtarake, serbi tallet në Gjykatë: E kam përdorur për gjueti

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dushan Maksimoviq po merret në pyetje lidhur me aktakuzën për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Ai ka shprehur pakënaqësi për një pjesë të procesverbalit, duke theksuar se mungon pjesa e përgjigjes që lidhet me një fotografi me uniformë ushtarake.

Maksimoviq ka sqaruar se uniforma nuk ka pasur lidhje me ndonjë angazhim ushtarak apo veprim të jashtëligjshëm, por sipas tij, është përdorur për gjueti.

“Pyetja ka të bëjë me uniformen, e cila është përfshirë në aktakuzë. Unë kam sqaruar se nuk kam qenë i angazhuar nga askush për asgjë dhe fotoja është bërë në shtëpinë time për argëtim. Uniforma është përdorur për gjueti,” tha Maksimoviq.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *