Die. Shk 15th, 2026

Ballkani luan të hënën “për Dritonin”

Ballkani ka bërë një gjest human.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se të gjithë parat nga shitja e biletave për ndeshjen e së hënës ndaj Malishevës, do të shkojë si donacion për shërimin e 19 vjeçarit Driton Sallauka,.

Dritoni është i diagnostifikuar me osteosarkomë dhe ka nevojë për shërim.

”Të ndihmojmë bashkarisht Driton Sallaukan!

Çdo biletë e shitur në ndeshjen tonë ndaj Malishevës të hënën do të shkojë si donacion për shërimin e 19 vjeçarit Driton Sallauka, i diagnostifikuar me osteosarkomë.

Si FC Ballkani qëndrojmë pranë Dritonit dhe familjes së tij në këtë betejë të vështirë. Dritonit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe forcë për ta fituar edhe këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet të hënën në Suharekë, me fillim në orën 13:00. Ju presim të gjithëve në stadium, sepse kësaj radhe çdo biletë ka vlerë edhe më të madhe. ”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *