Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për një koalicion të tillë në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri.
Pas mbledhjes urgjente të kryesisë së LDK-së, Bajrami tha se të gjitha janë sqaruar në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.
“Besoj që krejt i kemi sqarua në komunikatë, nuk kemi pasur aprovim për koalicionin.. Unë nuk kam qenë më dijeni, nuk e di për të tjerët”, tha Bajrami.