Një prind ka raportuar në polici zhdukjen e dy vajzave të tij.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Novobërdës.
Policia ka nisur hetimet rreth rastit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

