Hën. Shk 23rd, 2026

AVUK-u tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin nr. 2026.1424 lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.

Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV-i ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtijë produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij.

Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *