Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

LDK-ja mban sot një konferencë para KEDS-it për tarifat e rrymës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të premten në orën 11:30, para objektit të KEDS-it dhe KESCO-s.

Kjo konferencë vjen pas deklaratave të zyrtarit të LDK-së, Visar Azemi, i cili ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po maten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas Azemit, një hulumtim i realizuar nga kjo parti, ku janë testuar mbi 800 njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj, ka treguar se 87 për qind e tyre nuk e matin kohën në mënyrë të saktë, duke bërë që qytetarët të paguajnë më shumë, përkatësisht me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve kur duhet të aplikohet tarifa e lirë.

Ai e ka cilësuar këtë si mashtrim dhe ka kërkuar dorëheqjen e bordit të ZRRE-së, si dhe nisjen e hetimeve penale.

Nga ana tjetër, KEDS-i ka reaguar duke theksuar se njehsorët elektrikë janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare, duke mohuar çdo pretendim për matje të gabuar të energjisë elektrike.

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë vaj peshku?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1/3 e të gjitha vdekjeve janë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.

Megjithatë, shumica e banorëve të Rusisë nuk kanë dëgjuar kurrë për problemet e zemrës. Sekreti është në një produkt që të gjithë kanë dëgjuar për vaj peshku.

Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të pazëvendësueshme si omega-3 dhe omega-6 që ndihmojnë në mbajtjen e zemrës dhe të enëve të shëndetshme.

Por kjo nuk është përfitimi i vetëm nga ky vaj, të mira tjera janë si të menduarit bëhet më fleksibili dhe i shpejtë, sistemi imunitar bëhet më i fortë, energjia është më e madhe, do të jetë më e lehtë për t’u përballur me stresin etj.

Ky vaj është mirë të konsumohet sidomos gjatë stinës së dimrit.

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën Petërburgut, duke përdorur dronë luftarakë, si pjesë e një serie sulmesh në infrastrukturën e naftës së detit Baltik, thanë sot autoritetet.

Guvernatori rajonal, Aleksander Drozdenko shkroi në Telegram se kishte pasur dëme në një zonë industriale ”Kirishi”.

”Njëzet e një objekte ajrore armike u rrëzuan mbi zonë”, tha ai.

Telegram raportoi, duke cituar banorët vendas, se kishte zjarre në rafineri.

Sipas burimeve të industrisë, ”Kirishi” është rafineria e dytë më e madhe në Rusi dhe mund të përpunojë 20 milionë tonë naftë në vit.

Trump: Irani kërkoi pauzë shtatëditore të sulmeve energjetike, unë i dhashë 10

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Irani i kërkoi një pauzë prej shtatë ditësh për të sulmuar centralet energjetike, por ai u dha dhjetë ditë.

Më parë, Trump njoftoi në Truth Social se ka zgjatur për 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane, raporton BBC.

Pauza ishte planifikuar të skadonte nesër, por kjo zgjatje e re do të thotë se pauza do të jetë në fuqi deri më 6 prill.

“Ata kërkuan shtatë ditë dhe unë thashë do t’ju jap 10-të”, u shpreh ai.