Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Ibishi: Grafitet kërcënuese për Kurtin në veri, pjesë e luftës hibride para zgjedhjeve

Të martën mbrëma, në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite kërcënuese në alfabetin cirilik, me mesazhin “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online e cilësoi këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë dhe pjesë të një lufte hibride që intensifikohet para zgjedhjeve lokale.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Tani para zgjedhjeve është një sistem i luftës hibride që realisht ky është kërcënim pasi që ka të bëjë me jetën e kryeministrit në detyrë dhe deputetit, por duhet marrë seriozisht ngase jemi në një situatë para zgjedhjeve lokale, sidomos në pjesën veriore që kemi paraqitje të vazhdueshme të grafiteve dhe mbishkrimeve të ndryshme të elementeve kërcënuese, por edhe që përkasin edhe veprave të tjera penale. Duhet të merret seriozisht. Policia e Kosovës ka arritur njërin prej atyre ta kap dhe mendoj që së shpejti duhet përveç mbulimit të terrenit prej policisë, duhet edhe të ndërmerren masat edhe në sistemin e sigurisë teknike, që ta mbulojnë terrenin. Kjo do të vazhdojë duke parë tendencat e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë për strategjinë shqiptare, sidomos në këtë kohë kur akoma nuk i kemi krijuar institucionet as Kuvendin as Qeverinë”, deklaroi Ibishi.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Kjo tregon që duhet të vihet vëmendje dhe vlerësimi të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe gjithë sektori i sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm të parandalojë. Kërcënimi duhet të adresohet tek institucionet përkatëse në polici dhe prokurori, sepse kërcënon direkt. Çdo kërcënim duhet të merret me seriozitet, për këtë arsye duhet të merren masa të hetimit. Serbia përherë po vazhdon me sistemin e luftës hibride në forma të tjera dhe në këtë mënyrë duhet me shumë seriozitet të merret, dhe me me mbulu terrenin me sistemin e sigurisë dhe me bashkëpunimin me prezencën e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve të sigurisë në Kosovë”, tha ai për EO-në.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, ndonëse ende nuk ka të dyshuar.

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

Datë: 05.09.2024 – e premte,Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00,

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e ShtetitVendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15-

Datë: 06.09.2024. e shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Kombëtarja niset drejt Bazelit

Kombëtarja e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur drejt Bazelit të Zvicrës.

Të gjithë lojtarët, stafti teknik kanë marrë rrugë me aeroplan drejt Bazelit, ku nesër takohen me “Helvetikët” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline

Në stadiumin e qytetit të Bazelit është paralajmëruar se do ketë një numër të madh tifozësh, në mesin e tyre shumë shqiptarë.

Kujtojmë që ky takim mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Me ftesë të kryeprokurorit të shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga kryeprokurori Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me kryeprokurorin e Kroacisë Ivan Turudiq.

“Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve. Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, njofton prokuroria e shtetit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ. për “spiunazh”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj J.GJ., për veprën penale: “Spiunazh”.

J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë.

E pandehura, e cila mbante pozitën “Zyrtare e programit kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në rajonin e Mitrovicës, akuzohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s. Këto veprime, sipas prokurorisë, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, si edhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

J.GJ. nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, po ashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës.

“Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për rajonin e Novi-Pazarit në Serbi dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë. Prokuroria Speciale i ka propozuar qjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit dhe pas shqyrtimit gjyqësor, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale që i vihen në barrë dhe ndaj saj të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dhjetëra të vdekur nga një shpërthim me bombë, pranë një tubimi politik në Pakistan

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë pranë një tubimi politik në Pakistan.

Qindra anëtarë të Partisë Kombëtare të Balochistanit ishin mbledhur për një tubim në një stadium në Quetta, kur një bombë shpërtheu në zonën e parkimit.

Autoritetet thanë se numri i të plagosurve mund të rritet në vijim. Ndërsa Grupi militant i Shtetit Islamik deklaroi se kreu sulmin. Balochistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin është rajoni më i madh dhe më i varfër i vendit.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dënoi sulmin ndaj tubimit të BNP-së, të cilin ai e quajti “dëshmi e fortë të komplotit nga terroristët për të përhapur kaos në Balochistan”.