Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Deputeti i LVV-së: Numrat për Qeverinë i kemi, LVV-ja e vetmja që e ka përnjëmend këtë punë

Lëvizja Vetëvendosje e cila të dielën e voton, kryetarin e saj Albin Kurti si mandatar për kryeministër thotë se e ka seriozisht formimin e Qeverisë së re.

Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi tha për RTV21 se besojnë se i kanë numrat për Qeverinë re dhe se sipas tij, kusht i vetëm që vendi të ketë një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i Kurtit në krye të saj.

“Se a kemi përnjëmend këtë pune konsideroj se të vetmin që e kemi përnjëmend këtë punë është LVV-ja. E vetmja qeveri qe i duhet aktualisht Kosovës është një Qeveri e LVV-së. Vazhdojmë me qenë subjekti i parë dhe më i fuqishëm në vend dhe kusht i vetëm për me pas një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i kryeministrit Albin Kurti në krye të saj dhe çfarëdo votimi tjetër jashtë LVV-së është përfshirje e Beogradit direkt në punë të brendshme të Kosovës dhe bërje hisedarë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës. Ne besojmë se i kemi numrat, synojmë me kriju qeverinë me të gjithë ata që janë të interesuar për me pas një stabilitet Kosova. Jemi në diskutim me deputetë të ndryshme me subjekte të ndryshme politike dhe besoj së fund do ta kemi një qeveri. Po patjetër që po, Nisma e ka ofertën tonë dhe me Nismën diskutojmë por edhe me të tjerët. Nëse arrijmë me gjet një gjuhë të përbashkët ne jemi të gatshëm të shkojmë tutje”, tha Abrashi për RTV21,

Abrashi bëri të ditur se përveç me Nismën Socialdemokrate janë në diskutim edhe me deputetë të partive të tjera ish-opozitare por nuk përmendi emra.

“Nuk mund të veçoj emra të veçantë të deputetëve por do të ketë diskutime edhe me deputetë të caktuar të cilët tashmë e kanë parw se qëndrimi bllokues i partive të tyre s’çon askund dhe kanw nisur të rrefkëtojnë. Uroj që ky reflektim i tyre manifestohet edhe me votë për qeverinë Kurti”, tha Abrashi për RTV21,

Abrashi tutje shtoi se nuk ka asnjë pengesë për vazhdim të fazës për formimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe shumicës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit.

I pyetur nëse Gjykata kushtetues vendosë në favor të kërkesës së Listës Serbe dhe konstaton se nuk ka konstitutim të Kuvendit, dhe vendimi do të publikohej pas votimit të mandatarit nga LVV-ja, Abrashi tha se “atëherë Gjykatat Kushtetuese do ta bënte hisedarë Listën Serbe në Kosovë. Gjykata Kushtuese do të shkaktonte një precedent të rrezikshëm që në të ardhëm kush e di se si do rrefkëtojë në vetë mirëqenin e shtetit të Kosovës. Uroj që kjo të mos ndodh”, tha Abrashi.

Nxënësi kosovar sulmon mësuesen me thikë në Essen të Gjermanisë, ndodhet në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Essen, Gjermani, ku një nxënës me prejardhje kosovare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale.

Viktima u godit në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, duke iu nënshtruar një operacioni urgjent.

Pas sulmit, i riu është arratisur dhe policia gjermane ka nisur një operacion të madh me forca speciale dhe helikopter për kapjen e tij.

Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të shmangin zonën e ngjarjes derisa të sigurohet situata.

Sot aksion i madh prokurori-polici në 5 komuna

Sot në 5 komuna pritet të zhvillohet një aksion i përmasave të gjera.

Njësitet policore, së bashku me prokurorët dhe inspektorët, do të jenë pjesë e këtij aksioni, i cili do të realizohet në mbi 10 lokacione të ndryshme, raporton Klan Kosova.

Në aksion do të përfshihen gjithsej 9 prokurorë, ndërsa vepra penale për të cilën bëhet fjalë nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.

Franco Foda heq nga lista dy lojtarë për ndeshjen ndaj Zvicrës

Trajneri Franco Foda ka dorëzuar listën me 23-lojtarë te UEFA për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Dy lojtarë janë larguar nga lista e plotë dhe do ta shikojnë ndeshjen nga tribunat, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Florian Haxhën dhe Ron Raçin.

Dy lojtarët nuk do jenë të gatshëm për të luajtur me Kosovën në Bazel. Ky është vendim i trajnerit Franco Foda.

Pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm për ta përfaqësuar ekipin “dardan”.

Sulm masiv me thikë në Kanada, një i vdekur e gjashtë të tjerë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë masiv në Kanada.

Sipas Autoriteteve të Kanadasë (RCMP), edhe i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit që ndodhi të enjten në një komunitet të Kombit të Parë në provincën Manitoba,.

Ngjarja, e përshkruar nga policia si një “aksident me shumë viktima”, ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 km në verilindje të qytetit të Winnipeg.

Tetë persona janë transportuar me urgjencë, disa prej tyre nga ajri dhe disa me ambulancë, drejt spitaleve lokale, njoftoi autoriteti shëndetësor provincial.

Ata arritën me lëndime të ndryshme, tha një zëdhënës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dorëzon sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

“Ju njoftojmë se në orën 10:00, kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama, do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari Rama së bashku me nënkryetarin e kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media”, u tha në njoftimin e zyrës për komunikim të Komunës së Prishtinës të enjten në mbrëmje