Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

AAK hap fushatën më 13 shtator në Prishtinë, me sloganin “Dritë për komunat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Slogani ynë është “Dritë për Komunat”, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të sukseshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale.”, ka shkruar Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë viteve të qeverisjes, AAK ka sjellë një frymë të re në administratë dhe ka ndryshuar pamjen e qyteteve tona. Aleanca jonë me qytetarët është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi besim të ndërsjellë.”, shkruan tutje ai.

KLIKO

KETU PER POSTIMIN E PLOTE

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”

“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, në tryezën e diskutimit në kuadër të projektit “Varfëria energjetike në Kosovë II’, të organizuar nga INDEP-i.

“Nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike të vitit 2007”, tha Ejupi.

Ndërsa, Besiana Qorraj- Berisha nga Ministria e Ekonomisë tha se roli i tyre është hartimi i politikave dhe baza e bashkësive të energjisë.

“Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022–2031 përfshin ndër objektivat kyç promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme”, tha Qorraj- Berisha.

Përfaqësuesi i Heinrich-Böll-Stiftung, Granit Gashi tha se qëllimi i tyre është të shtyhen përpara kornizat të cilat do të mundësonin tranzicionin energjetik për Kosovën.

Kurse, ekspertja për zhvillim të kapaciteteve, Lindita Daija, tha se në aspektin e legjislacionit, Kosova tashmë është në një stad të avancuar.

“Megjithatë, mbetet ende punë për t’u bërë në legjislacionin sekondar, veçanërisht sa i përket organizimit të komiteteve dhe përcaktimit të hapave më konkretë për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky organizim”, tha Daija.

Ekspertja e burimeve të energjisë, Zanfina Kabashi, tha se Kosova ka potencial për shumë lloje të burimeve të energjisë së ripërtritshme.

Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e energjisë dhe varfëria energjetike në Kosovë” vlerësohet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.

Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to që Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë.

Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese.

Tjetër rekomandim është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror.

“ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike”, thuhet veç të tjerash në këto rekomandime.

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur. Në videon e shpërndarë për mediat policia njofton se arrestoi në në flagrancë 28-vjeçarin Ragip Gila, banues në Shkodër, me akuzat; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

kliko

KETU PER PAMJE TE ARRESTIMIT

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore, municion luftarak, një Audi me targa të vjedhura, 5 dronë, laptopë dhe pajisje të tjera.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

U sekuestruan:

2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër-Vihet në pranga shtetasi Ragip Gila, dhe u shpall ne kerkim shtetasi Barush Bregu (Bajram Bregu)

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur. Në videon e shpërndarë për mediat policia njofton se arrestoi në në flagrancë 28-vjeçarin Ragip Gila, banues në Shkodër, me akuzat; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore, municion luftarak, një Audi me targa të vjedhura, 5 dronë, laptopë dhe pajisje të tjera.

Ambasada gjermane bën thirrje të respektohet pavarësia e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar një reagim për media pas kritikave të shumta të Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada gjermane ka theksuar rëndësinë e pavarësisë juridike si themel për sundimin e ligjit dhe kanë kërkuar që të respektohet Gjykata Kushtetuese dhe që partitë politike të përmbahen nga ndërhyrjet.

“Në iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë pavarësinë juridike dhe të përmbahen nga çfarëdo ndërhyrje, përfshië sulmet personale”, thuhet në reagim.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, shkruan reagimi i ambasadës gjermane

Në Bujanoc sërish grafite me emër të Ratko Mladiqit

Në qendër të Bujanocit sërish janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se këto nuk janë raste të izoluar, por model i përsëritur i provokimit.

Postimi i plotë:

GRAFITET PO PËRSËRITEN – ATMOSFERA E URREJTJES PO NORMALIZOHET

Edhe sot, ashtu si në fillim të vikendit, në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “РАТКО МЛАДИ” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve.

Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën.

Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik.Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën.

Institucionet nuk duhet prapë heshtin.

Policia duhet të vepron. Pushteti lokal duhet ta dënon. Tupi Kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet.

Kujtojmë:

Në gusht u thye billboard-i i Komandant Lleshit – asnjë reagim.

U shfaqën grafite me thirrje “vritni shqiptarët” gjatë 2024– asnjë reagim.

U shkrua “Ratko Mladiq” në qendër – asnjë reagim.

Tani, përsëri.

A thua ku jemi duke jetuar?

Në Bujanoc apo në një zonë të kontrolluar nga strukturat që lavdërojnë kriminelët e Hagës?

Ky është proces i qartë i pushtimit të hapësirës publike nga “crne kapulače” në një qytet me shumicë shqiptar. Po zëvendësohet dinjiteti me frikë. Po fshihet kujtesa dhe po imponohet terror simbolik.

Reagimi ndërkombëtar është i domosdoshëm! Reagimi qytetar është urgjent! Reagimi institucional është vonuar mjaftueshëm!

(përshëndes ata që i fshin).