Hën. Mar 30th, 2026

Radio Dodona

“Është vështirë të luash në Zvicër”, Mërgim Vojvoda para ndeshjes me “Helvetikët”: Gati për tri pikë!

Sot Kombëtarja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore në Hajvali, para nisjes për në Bazel.

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Como-s foli për kamerat e FFK-së dhe tregoi se ekipi është gati për duelin ndaj Zvicrës, e rëndësishme për kualifikim për Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline

“Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të luash në Zvicër, por e dimë po ashtu se do të kemi shumë përkrahje nga tifozët. Djemtë janë të gjithë të përgatitur dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe po bëhemi gati të shkojmë atje të marrim 3 pikë.

“Qëllimi ynë është të marrim 6 pikë, por sigurisht se do të jetë e vështirë pasi të dyja ekipet janë favorite, por ndonjëherë më mirë është kështu, sepse nuk është presioni tek ne por te ata. Ne po bëhemi gati për të fituar tri pikë si në Zvicër, ashtu edhe në shtëpi kundër Suedisë dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, tha Vojvoda.

Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park

FSK po realizon ushtrimin fushor ” Ujku shigjetē”

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

BIK-u ekzekutoi mjetet financiare për 500 jetimë

Bashkësia Islame e Kosovës ka ekzekutuar mjetet financiare për 500 jetimë në gjithë territorin e vendit për tre mujorin e tretë me radhë të shpërndarjes. Kjo vije në kuadër të projektit “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës” i cili u bë i mundur në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kështu ka bërë të ditur Besim Mehmeti, shefi i Kabinetit të Myftiut Tërnava, i cili ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që t’iu gjendur pranë qytetarëve të saj në çdo situatë.

Këto mjete financiare të gjithë përfituesve u transferohen nëpërmjet xhirollogarisë bankare. Kjo formë është bërë në mënyrë që t’u lehtësohet marrja e mjeteve pa pasur nevojë për prezencë fizike.

Kujtojmë që në inagurimin e këtij projekti, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohje të thellë për Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga në vitet e ardhshme të shtohen ndihmat edhe për shumë jetimë të tjerë mbarë territorit të vendit.