Hën. Mar 30th, 2026

Radio Dodona

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ. për “spiunazh”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj J.GJ., për veprën penale: “Spiunazh”.

J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë.

E pandehura, e cila mbante pozitën “Zyrtare e programit kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në rajonin e Mitrovicës, akuzohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s. Këto veprime, sipas prokurorisë, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, si edhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

J.GJ. nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, po ashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës.

“Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për rajonin e Novi-Pazarit në Serbi dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë. Prokuroria Speciale i ka propozuar qjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit dhe pas shqyrtimit gjyqësor, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale që i vihen në barrë dhe ndaj saj të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dhjetëra të vdekur nga një shpërthim me bombë, pranë një tubimi politik në Pakistan

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë pranë një tubimi politik në Pakistan.

Qindra anëtarë të Partisë Kombëtare të Balochistanit ishin mbledhur për një tubim në një stadium në Quetta, kur një bombë shpërtheu në zonën e parkimit.

Autoritetet thanë se numri i të plagosurve mund të rritet në vijim. Ndërsa Grupi militant i Shtetit Islamik deklaroi se kreu sulmin. Balochistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin është rajoni më i madh dhe më i varfër i vendit.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dënoi sulmin ndaj tubimit të BNP-së, të cilin ai e quajti “dëshmi e fortë të komplotit nga terroristët për të përhapur kaos në Balochistan”.

Komuna e Gjilanit, rrënon objektin e ish-milicisë serbe në Zhegër

Komuna e Gjilanit, njofton se ka rrënuar objektin e ish-milicisë serbe në fshatin Zhegër.

“Sot e rrënuan një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër. Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me kërkesë të këshillit të fshatitit, ndëmorrën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti. Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik për qytetarët. Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta”, njofton Komuna e Gjilanit.

Gjykata Kushtetuese merr masën e përkohshme për konstituimin e kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë masën e përkohshme në lidhje me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burime te mediave brenda Kushtetueses kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pak më parë dhe pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Me këtë vendim, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, puna e kuvendit mbetet e bllokuar.

Ky hap pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të vendit, duke shtyrë përkohësisht funksionimin normal të legjislativit

KQZ tërheq shortin, kjo është renditja e Partive politike për zgjedhjet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Lidhja e Prishtinës me numrin 115.

Kandidati i pavarur për Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin qendror kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s në Ankara

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin qendror kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s., i cili u mbajt në Kompleksin e Pallatit Presidencial në Ankara.
Ky manifestim u mbajt nën patronatin e presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, i cili në fjalën e tij vlerësoi jetën, veprën dhe misionin e Muhamedit a.s., duke e përshkruar atë si një kandil të pashuar që vazhdon të ndriçojë botën me shëmbëlltyrën dhe mësimet e tij. Presidenti Erdogan, në këtë natë të bekuar, foli edhe për tragjedinë në Gaza, duke apeluar që kjo luftë e padrejtë ndaj civilëve të pafajshëm të përfundojë sa më shpejt, dhe u lut që paqja të mbretërojë jo vetëm në Gaza, por në tërë botën.
Në fjalën e tij, kryetari i Dijanetit, dr. Ali Erbash, theksoi rëndësinë historike dhe shpirtërore të 12 Rebiul Evelit, ditës së lindjes së Muhamedit a.s., si dhe mesazhet universale që burojnë nga personaliteti dhe misioni i tij profetik. Ai po ashtu theksoi se me rastin e 1500-vjetorit të lindjes së Muhamedit a.s. sipas kalendarit hënor, ky vit është shpallur viti që do t’i kushtohet ndriçimit të jetës dhe shëmbëlltyrës së Muhamedit për familjen.
Në këtë manifestim morën pjesë krerët e bashkësive islame nga mbarë Ballkani dhe nga shumë se dyzet vende të tjera të botës, si dhe personalitete të larta shtetërore dhe fetare. Gjatë aktivitetit u interpretuan edhe kaside, ilahi dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s. nga orkestra presidenciale.
Aktivitetet do të vazhdojnë në Konja, ku do të mbahet një Konferencë ndërkombëtare kushtuar jetës dhe porosive të Muhamedit a.s. për familjen.