Hën. Mar 30th, 2026

Radio Dodona

Bastiset poligoni në Fushë- Kosovë, zbulohen armë ilegale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka kryer një inspektim në një poligon armësh në Fushë-Kosovë nën dyshimion për shitje ilegale armësh.

Po ashtu janë realizuar kontrolle në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit.

“Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve, duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si edhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armëshnë emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikatori automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policis

Rama thotë se Samiti i NATO-s në Tiranë do mbrohet me dronë “Made in Albania”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se Samiti i NATO-s që do të mbahet në vitin 2027 në Shqipëri do të monitorohet me dronë të prodhimit shqiptar.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha ndër të tjera se përveç dronëve, Shqipëria do të prodhojë edhe autobusë për fëmijë, makina ushtarake dhe uniforma.

Edi Rama: Po të them këtë gjë. Në samitin e NATO-s që është niveli më i lartë i sigurisë në botë do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar.

Opinion: Ne?

Edi Rama: Ne.

Opinion: Do ia lëmë Trump-it sigurinë në duart tona?

Edi Rama: Po.

Opinion: Merrni më mirë amerikanë se do na fëlliqësh.

Edi Rama: Mbaje mend.

Opinion: Do na bien dronët do lemë kokrrën e namit.

Edi Rama: Mos ki merak. Nuk bien dronët. Ata nuk do të nisen me fjalët tona, ata do t’i shohin dronët njëherë. Do prodhohen këtu.

Kryeministri shqiptar madje u shpreh sot më 4 shtator se nuk janë rastësi samitet europiane dhe ai i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri.

“Magneti jonë është bërë i fortë në këtë periudhë. Patjetër që këtu pastaj hyjnë shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Po ashtu paralajmëroi se Shqipëria do të jetë vendi i parë që prokurimet do t’i bëjë me inteligjencë artificiale.

“Mbaje mend çfarë po të them se nuk jam duke bërë fushatë se i kemi fituar zgjedhjet. Do të jemi vendi i parë që do të kemi prokurimet me inteligjencë artificiale në 95% të procesit. Prokurim me inteligjencë artificiale. Ne te prokurimet jemi të parët në rajon për gjithë modernizimin që i kemi bërë procesit. Mandati i 4 fillon me në tjetër risi që ministritë dhe ministrat nuk bëjnë më asnjë tender. Zero. Nuk bëjnë më. Nuk bëjnë tendera. Ministritë do të përqendrohen vetëm në politikëbërje. Kemi ndërtuar një sistem të prokurimeve të përqendruara që po jep rezultat dhe kemi miliona euro kursime”, tha Rama

Ibishi: Grafitet kërcënuese për Kurtin në veri, pjesë e luftës hibride para zgjedhjeve

Të martën mbrëma, në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite kërcënuese në alfabetin cirilik, me mesazhin “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online e cilësoi këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë dhe pjesë të një lufte hibride që intensifikohet para zgjedhjeve lokale.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Tani para zgjedhjeve është një sistem i luftës hibride që realisht ky është kërcënim pasi që ka të bëjë me jetën e kryeministrit në detyrë dhe deputetit, por duhet marrë seriozisht ngase jemi në një situatë para zgjedhjeve lokale, sidomos në pjesën veriore që kemi paraqitje të vazhdueshme të grafiteve dhe mbishkrimeve të ndryshme të elementeve kërcënuese, por edhe që përkasin edhe veprave të tjera penale. Duhet të merret seriozisht. Policia e Kosovës ka arritur njërin prej atyre ta kap dhe mendoj që së shpejti duhet përveç mbulimit të terrenit prej policisë, duhet edhe të ndërmerren masat edhe në sistemin e sigurisë teknike, që ta mbulojnë terrenin. Kjo do të vazhdojë duke parë tendencat e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë për strategjinë shqiptare, sidomos në këtë kohë kur akoma nuk i kemi krijuar institucionet as Kuvendin as Qeverinë”, deklaroi Ibishi.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Kjo tregon që duhet të vihet vëmendje dhe vlerësimi të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe gjithë sektori i sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm të parandalojë. Kërcënimi duhet të adresohet tek institucionet përkatëse në polici dhe prokurori, sepse kërcënon direkt. Çdo kërcënim duhet të merret me seriozitet, për këtë arsye duhet të merren masa të hetimit. Serbia përherë po vazhdon me sistemin e luftës hibride në forma të tjera dhe në këtë mënyrë duhet me shumë seriozitet të merret, dhe me me mbulu terrenin me sistemin e sigurisë dhe me bashkëpunimin me prezencën e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve të sigurisë në Kosovë”, tha ai për EO-në.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, ndonëse ende nuk ka të dyshuar.

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

Datë: 05.09.2024 – e premte,Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00,

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e ShtetitVendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15-

Datë: 06.09.2024. e shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Kombëtarja niset drejt Bazelit

Kombëtarja e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur drejt Bazelit të Zvicrës.

Të gjithë lojtarët, stafti teknik kanë marrë rrugë me aeroplan drejt Bazelit, ku nesër takohen me “Helvetikët” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline

Në stadiumin e qytetit të Bazelit është paralajmëruar se do ketë një numër të madh tifozësh, në mesin e tyre shumë shqiptarë.

Kujtojmë që ky takim mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Me ftesë të kryeprokurorit të shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga kryeprokurori Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me kryeprokurorin e Kroacisë Ivan Turudiq.

“Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve. Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, njofton prokuroria e shtetit.