Hën. Mar 30th, 2026

Radio Dodona

Nxënësi kosovar sulmon mësuesen me thikë në Essen të Gjermanisë, ndodhet në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Essen, Gjermani, ku një nxënës me prejardhje kosovare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale.

Viktima u godit në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, duke iu nënshtruar një operacioni urgjent.

Pas sulmit, i riu është arratisur dhe policia gjermane ka nisur një operacion të madh me forca speciale dhe helikopter për kapjen e tij.

Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të shmangin zonën e ngjarjes derisa të sigurohet situata.

Sot aksion i madh prokurori-polici në 5 komuna

Sot në 5 komuna pritet të zhvillohet një aksion i përmasave të gjera.

Njësitet policore, së bashku me prokurorët dhe inspektorët, do të jenë pjesë e këtij aksioni, i cili do të realizohet në mbi 10 lokacione të ndryshme, raporton Klan Kosova.

Në aksion do të përfshihen gjithsej 9 prokurorë, ndërsa vepra penale për të cilën bëhet fjalë nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.

Franco Foda heq nga lista dy lojtarë për ndeshjen ndaj Zvicrës

Trajneri Franco Foda ka dorëzuar listën me 23-lojtarë te UEFA për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Dy lojtarë janë larguar nga lista e plotë dhe do ta shikojnë ndeshjen nga tribunat, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Florian Haxhën dhe Ron Raçin.

Dy lojtarët nuk do jenë të gatshëm për të luajtur me Kosovën në Bazel. Ky është vendim i trajnerit Franco Foda.

Pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm për ta përfaqësuar ekipin “dardan”.

Sulm masiv me thikë në Kanada, një i vdekur e gjashtë të tjerë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë masiv në Kanada.

Sipas Autoriteteve të Kanadasë (RCMP), edhe i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit që ndodhi të enjten në një komunitet të Kombit të Parë në provincën Manitoba,.

Ngjarja, e përshkruar nga policia si një “aksident me shumë viktima”, ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 km në verilindje të qytetit të Winnipeg.

Tetë persona janë transportuar me urgjencë, disa prej tyre nga ajri dhe disa me ambulancë, drejt spitaleve lokale, njoftoi autoriteti shëndetësor provincial.

Ata arritën me lëndime të ndryshme, tha një zëdhënës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dorëzon sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

“Ju njoftojmë se në orën 10:00, kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama, do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari Rama së bashku me nënkryetarin e kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media”, u tha në njoftimin e zyrës për komunikim të Komunës së Prishtinës të enjten në mbrëmje

Bajqinovci: Kuvendi është konstituuar, çkado që vendos Kushtetuesja e respektojmë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ku ndër të tjera ka folur edhe për bllokadën e radhës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Bajqinovci ka thënë se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht thotë se duhet të ketë masë të përkohshme ose vendim tjetër, ai thotë se do ta respektojnë.

“Ne e kemi zgjedhur kryetarin e kuvendit i kemi zgjedhur tre nënkryetar dhe kur kemi ardhur te pika për kandidaturën për nënkryetarin e komunitetit serb i kemi ezauruar të gjithë deputetët nga komuniteti serb dhe mendoj se Kuvendi i Republikës së Kosovë është konstituuar dhe duhet të vazhdojë punën”, ka thënë Bajqinovci.