Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua në Shqipëri

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin e ministrave që do të shërbejnë në Qeverinë e 4-të të drejtuar nga ai.

Ai njoftoi në ekzekutiv do të jenë disa ndryshime, përfshirë edhe në atë të Ministrisë së Brendshme.

Ky dikaster i rëndësishëm i sigurisë, për herën e parë do të drejtohet nga një grua.

Ministre e Brendshme atje do të jetë Albana Koçiu.

Kjo u konfirmua nga vet Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.

“Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e ministrisë së shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve”, tha Rama.

FBI vjen në Kosovë, tregohet se çka u diskutua me shefin e Policisë!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues atasheun e ri ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën. Sipas njoftimit të Policisë ai vepron nga Sofja e Bullgarisë.

“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Theks i veçantë thuhet se u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.

Në këtë vizitë, Collins thuhet se ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

PDK thotë se prin në Vushtrri: Ferit Idrizi me 46.1% në matjet e fundit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Vushtrri, Lorik Maxhuni, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka kryer matje të reja për zgjedhjet lokale, ku kandidati i tyre Ferit Idrizi prin bindshëm ndaj rivalëve politikë.

“Po, Partia Demokratike e Kosovës në Vushtrri vazhdimisht kryen sondazhe, dhe rezultatet janë të qarta, ne jemi subjekti që prin në preferencat e qytetarëve. Ky është një lajm që na jep energji dhe motivim, por nuk jemi dhe shumë të kënaqur andaj po punojmë pa ndërprerje, sepse synimi ynë është i qartë: të fitojmë zgjedhjet në raundin e parë, pa nevojën për balotazh. Jemi shumë afër realizimit të këtij objektivi historik për Vushtrrinë tonë të dashur,” ka deklaruar Maxhuni.

Sipas tij, rezultatet e matjes tregojnë se Ferit Idrizi i PDK-së prin me 46.1%, duke lënë pas Sylejman Mehollin e LVV-së me 25.6% dhe Xhafer Tahirin e LDK-së me 18.3%.

Duke folur për arsyet e kësaj epërsie, Maxhuni tha se mbështetja për Idrizin ka ardhur si rezultat i punës së përditshme dhe përkushtimit të tij ndaj qytetarëve.

“Është puna e palodhur dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Ferit Idrizi ka treguar se është një lider që mban fjalën e dhënë dhe që punon çdo ditë për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Vushtrrisë. Projekte konkrete, rezultate të prekshme dhe një komunikim i hapur me qytetarët – këto janë arsyet kryesore që mbështetja për Feritin po rritet çdo ditë,” u shpreh ai.

Maxhuni theksoi se kandidati i PDK-së gëzon mbështetje të gjerë në gjithë komunën.

“Ferit Idrizi është kandidati me mbështetjen më të madhe në çdo lagje të qytetit, dhe prin bindshëm në të gjitha fshatrat e Komunës sonë. Mbështetja për të është e fuqishme dhe e qëndrueshme. Kjo është një dëshmi e qartë se qytetarët besojnë tek vizioni dhe përkushtimi i tij. Përkundër sfidave që kemi pasur me buxhetin në vitet e fundit, ne po i lëmë pas të gjitha subjektet e tjera politike dhe jemi përpara në çdo drejtim. Ferit Idrizi është zëri i vërtetë i Vushtrrisë dhe zgjidhja që e duam për një të ardhme më të mirë,” ka përfunduar Maxhuni.

Komandanti i KFOR-it pret ambasadoren e Greqisë në Kosovë, diskutohet siguria dhe mbështetja për dialogun

Gjatë ditës së sotme Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj Heleni Vakali, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtina.

Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtina-s dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Barduani, shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet se a do të rikandidoj për presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse synon një mandat të radhës në krye të presidencës, pak muaj para përfundimit të mandatit si presidente e vendit.

Osmani ka dhënë një përgjigje interesante përkitazi me këtë çështje.

“Sa po vendosi që të pushoj, po çohen disa gazetarë po me sulmojnë e po më shtyjnë të punojë më fuqishëm”, ka thënë Osmani në një deklaratë nga presidenca.

E para e vendit ka folur gjerë e gjatë për çështjen e djeshme rreth raportimeve se vajzat e saj mbrohen nga policët.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se fëmijët e saj s’kanë faj qe ajo ka qëndrime politike, dhe se vajzat e saj e urrejnë përcjelljen

Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e 11 shtatorit të viti 2001

Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar sot flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001.

FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash.