Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Parashikimi i Motit për të Premtën 12.09.2025

Sot ne vend mbajti mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, lokalisht në temperaturat maksimale arriten në 26°C. Per neser dite e premte, Instituti hidrometeorologjik I kosoves parasheh Mot me diel dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale: 10-13°C
Temperaturat maksimale: 24-27C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Shqiperi

Moti në Tiranë
Me diell , dhe me temperaturat nga me e uleta 20 ndersa me e larta e dites 27 grade celcius

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbanë mbledhjen e radhës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026 në Medresenë e Mesme “Alauddin”, si dhe për fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026 në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Po ashtu gjatë mbledhjes u diskutuan edhe lëndë të tjera bazuar në kompetencat e Kryesisë së BIK-ut.

Ekrem ef. Simnica, pret në takim imamin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Londër, Mehmet ef. Stubllën.

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim imamin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Londër, Mehmet ef. Stubllën.
Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e xhamive shqiptare në diasporë dhe për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe të punëve me xhamtin e atjeshëm.
Imami Stublla me këtë rast bëri dorëzimin e mjeteve financiare nga xhemati i xhamisë që ai udhëheq.
Drejtori Simnica falënderoi imamin Stublla për punën dhe angazhimin e tij në diasporë për mirëqenien e shqiptarëve atje.
Që të dyja palët ranë dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për të mirën e të gjithëve.

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare dhe vendosjen e një “orari policor digjital” për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, në përpjekje për ta frenuar ndikimin negativ mbi shëndetin e tyre.

“Një ndalim i tillë do të dërgonte një mesazh si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit, se rrjetet sociale nuk janë të padëmshme para moshës 15-vjeçare”, tha për AFP Laure Miller, raportuese e komisionit parlamentar hetimor.

Komisioni, i ngritur në mars, ka intervistuar familje viktimash, menaxherë të platformave sociale dhe influencerë për të analizuar algoritmin e TikTok-ut, një aplikacion jashtëzakonisht i popullarizuar mes të rinjve, i cili “kopjohet nga rrjete të tjera sociale”, sipas Millerit.

Ai u krijua pas proceseve ligjore kundër TikTok-ut në Francë në fund të vitit 2024, pas një padie nga shtatë familje që akuzuan platformën se ekspozon fëmijët ndaj përmbajtjeve që mund t’i nxisin drejt vetëvrasjes.

“Është e vështirë për ne prindërit ta kontrollojmë këtë gjë”, tha për AFP Geraldine, 52-vjeçare, dhe një nga paditëset që kërkoi të mbetej anonime.

Ajo humbi vajzën e saj Penelope, 18-vjeçare, në shkurt të vitit 2024, e cila kreu vetëvrasje. Më pas, ajo zbuloi se vajza kishte publikuar dhe shikuar në TikTok video me përmbajtje që nxisnin vetëlëndim.

TikTok pretendon se siguria e të rinjve është prioriteti kryesor i kompanisë.

Raporti paralajmëron se, nëse brenda tri vjetësh rrjetet sociale nuk përmbushin detyrimet ligjore, sidomos ato të përcaktuara në Rregulloren Evropiane për Shërbimet Digjitale (DSA), mund të shkohet deri në ndalimin e përdorimit për personat nën 18-vjeçarë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, kohët e fundit i kanë bërë thirrje Brukselit për rregullim më të rreptë të platformave online për fëmijët, për shkak të shqetësimeve mbi varësinë, bullizmin digjital dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

Menaxherët e TikTok-ut, i cili është pronë e kompanisë kineze ByteDance, theksuan se sistemi i vëzhgimit i bazuar në inteligjencën artificiale ka mundësuar heqjen e 98 për qind të përmbajtjeve që shkelin rregullat e përdorimit në Francë vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas komisionit, përmbajtjet e dëmshme vazhdojnë të qarkullojnë, duke shkaktuar, ndër të tjera, humbje të vëmendjes, çrregullime të gjumit dhe probleme me vetëvlerësimin.

Për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, raporti propozon një “orë policore digjitale”, sipas së cilës rrjetet sociale do të bëheshin të paqasshme nga ora 22:00 deri në orën 08:00./REL/

Rrëzohet pema afer tregut të gjelbër në kryeqytet

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku një pemë është rrëzuar papritur duke rënë mbi automjetet e parkuara aty.

Në foton shihen pemët e rrëzuara të cilat e kanë bllokuar tërësisht rrugën. Ndërsa veturat kanë mbetur të bllokuara nën pemë.

Po ashtu shihen qytetarë të shumtë të cilët po e vështrojnë nga afër këtë situatë, teksa u është bllokuar kjo rrugë për kalim.

Teksa nuk dihen shkaqet e rrëzimit të pemës, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkaq nuk dihet dhe për dëmet materiale të shkaktuara nga rrëzimi i pemës.