Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Bllokimi i foltores së Kuvendit, Rama: Humbës nuk është kush rrëzohet, por është ai që gërmon aty ku ra

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.

Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të merret me Prokurimet Publike, shkruan ATSH.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama.

Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë

Organizatori i protestës në Hagë, Fatmir Koci, ka dhënë detaje sa i përket organizimit të protestes së organizuar nga mërgata kundër Gjykatës Speciale. Koci ka treguar se ka organizim pothuajse nga të gjitha vendet ku ka shqiptar të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në protestë.

‘’Jemi në ditët e fundit të organizimit të protestës në Hagë. Organizimi është shumë në nivel. Interesimi është shumë i madh gjithandej nga Kosova, Shqipëria dhe gjithë diaspora. Besoj shumë që do të jetë një prostestë gjithëpopullore shumë e madhe dhe e qetë ku do ta japim një mesazh të qartë për datën 14 shtator. Ka organizime prej vendeve të ndryshme. Prej Italisë janë gati pesë autobusa, tre minubusa plus me makina private. Një shqiptar i fshatit Hasit të Shqipërisë ka rezervuar 60 bileta të aeroplanit për personat që dëshirojnë të shkojnë në Hagë. Prej Gjermanisë po ashtu ka organizim me autobusë. Prej Kosovës do të nisen 7 autobus. Intersimi është i jashtëzkonshëm. Do të jetë një numër që do të mbahet mend i pjesëmarrjes në protestë”, tha Koci për RTV21

Koci po ashtu ka bërë të ditur se autoritetet Holandeze nuk i kanë dhënë leje që të mbahet protesta afër objektit të Gjykatës Kushtetuese. Por, bëri të ditur se kanë marrë leje që protesta të mbahet në një park jo shumë largë objektit të Speciales.

‘’Ne kemi kërkuar leje për protestë afër objektit të Gjykatës, por siç duket edhe shteti Holandez është duke na përcjellë çdo hap të organizimit dhe nuk na ka dhënë leje afër Gjykatës për shkak se është numri shumë i madh. Kemi marrë leje në një park ku do të jet një hapsirë shumë e madhe dhe nuk do të jetë shumë largë Gjykatës. E kemi shfaq në të gjitha mediat sociale se ku do të jetë adresa e saktë”, deklaroi Koci.

Organizatori i protestës nga mërgata në Hagë, Fatmir Koci, tha se protesta ka për synim t’i përqoj këto mesazhe.

‘’Mesazhi protestës është: kërkojmë lirimin e krerëve të UÇK-së, mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës dhe mbrotjen e luftës son të drejtë që kemi bërë për liri”, tha Koci.

Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të politizojë dhe kriminalizojë çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Sipas tij, pala serbe jo vetëm që ka refuzuar dy herë pjesëmarrjen në takimet e Komisionit të Përbashkët (Joint Commission), por tani po kërkon edhe ndryshimin e Termave të Referencës (ToR), të cilat janë miratuar zyrtarisht në dhjetor 2024.

“Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur.

Tanimë, edhe zyrtarisht, Serbia shmang zbatimin e Joint Commission duke kërkuar ndryshimin e ToR.

Në dhjetor 2024, siç dihet botërisht, janë miratuar zyrtarisht Termat e Referencës (ToR) të Komisionit të Përbashkët (Joint Commission) për çështjen e personave të zhdukur.

Pas dështimit të parë më 15 janar 2025, tani më 11 shtator 2025, në takimin e thirrur nga z. Sorensen, pala serbe refuzoi përsëri pjesëmarrjen.

Por tani me një arsyetim tjetër: nuk e pranojnë marrëveshjen që vetë e kanë pranuar në dhjetor 2024, duke kërkuar ndryshimin e ToR. Tendenca të tilla për moszbatim të marrëveshjes dhe shmangie të qëllimshme nga çdo nismë për qasje në arkiva nuk kanë emër tjetër: krimi po shumëfishohet nga Serbia.

Komisioni i Përbashkët ka paraparë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel dhe, si mekanizëm, është përgjegjës për të monitoruar edhe hapjen e arkivave dhe zbatimin e zotimeve për qasje në territorin serb, në lokacionet e dyshuara për varreza masive.

Refuzimi për të marrë pjesë në këtë mekanizëm është mohim i së drejtës së viktimave dhe pengesë e drejtpërdrejtë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e të zhdukurve.

I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe miqve tanë ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të na mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë miratuar në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre”, ka shkruar Hoti.

BE: Të mos sulmohet Kushtetuesja, bllokada të zgjidhet sipas karakterit shumë-etnik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ku kishte treguar se ka dorëzuar komentet e saj në Gjykatë Kushtetuese për çështjen e ngritur nga “Lista Serbe”, ishte shfaqur në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe sipas saj, Kuvendi i Republikës së Kosovës s’mund të mbahet i bllokuar për shkak të një nënkryetari të komunitetit pakicë, në këtë rast të komunitetit serb.

Gjithashtu, sulmet e bëra ditë më parë nga zyrtarë të LVV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, drejt Gjykatës Kushtetuese, presidentja Osmani në konferencën e saj për media i ka relaitivzuar duke thënë se është liri e shprehjes dhe se është e drejtë që të komentohen e kritikohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, meqë sipas saj gjyqtarët e Kushtetueses s’janë të shenjtë.

Në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Zyra e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon, ka thënë se roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është që të interpretojë dhe të garantojë përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës.

Gaon tutje ka thënë se aktorët politikë dhe krerët e institucioneve duhet të respektojnë dhe të përmbahen nga çfarëdo interference të padrejtë në punën e gjyqësorit, përfshirë edhe sulmet personale.

“Është detyrë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve politike të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale”, ka thënë Gaon për Gazetën Express.

Në fund, zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e bllokadës bie mbi partitë politike, të cilat mund të zgjidhin atë përmes kompromisit, duke u mbështetur në karakterin demokratik dhe shumëetnik të Kosovës.

“Përgjegjësia për zgjidhjen e një ngërçi politik bie para së gjithash mbi të gjitha mbi të gjitha partitë politike, të cilat mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromiseve për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të mbështetur karakterin demokratik dhe shumëetnik të Kosovës”, ka përfunduar Gaon.

Prattipati për deklaratat e Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin politik dhe ekonomik, sfidë serioze për partneritetin tonë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se është e zhgënjyer me deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me Gjykatën Kushtetuese, i cili në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e kishte quajtur ‘hije politike të opozitës’ ndaj Vetëvendosjes.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati tutje ka thënë se këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar Prattipati në një përgjigje për Telegrafin.

Ajo tutje ka thënë se çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin reciprok.

“Jemi duke e shqyrtuar me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, ka thënë Prattipati.

Ndryshe, ditë më parë lideri i LVV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.

James Rubin njofton se javën tjetër do të jetë në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili ka punuar edhe me presidentin amerikan, Bill Clinton, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të jetë në Gjykatën Speciale të Kosovës për të dëshmuar në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçit.

Këtë e ka konfirmuar Rubin në një intervistë me gazetaren Christine Amanpour, teksa është pyetur se çfarë do të bëjë gjatë qëndrimit në Evropë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”, ka deklaruar ai.

Fillimi i procesit të dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes nis me 15 shtator.