Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

OSBE e shqetësuar për situatën në Veri: Ndërprerjet e shërbimeve po prekin më së shumti të moshuarit

Misioni i OSBE-së, përmes një komunikate për media kanë thënë se janë gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin në nivel njerëzor që ka mbyllja e fundit e zyrave paralele ku serbët lokalë kanë marrë shërbimet për kujdes shëndetësor, pagesa pensionesh, materiale shkollore e përkrahje sociale.

“Ndërprerjet e këtyre shërbimeve godasin në mënyrë proporcionale më rëndë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me alternativa të kufizuara”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

OSBE në reagim thekson se çdo masë që ndikon në shërbimet publike duhet të sigurojë akses të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërsa mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe me konsultime kuptimplote lokale.

“Misioni do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër si pjesë e mandatit të tij të paralajmërimit të hershëm dhe mbështetjes për komunitete elastike dhe gjithëpërfshirëse.”, thuhet ne reagim.

Kurti e hap fushatën me Pecin në Mitrovicë, i jepin një xhiro këmbë qytetit

Kurti e hap fushatën me Pecin në Mitrovicë, i jepin një xhiro këmbë qytetit
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 16:31

Kryeministri në detyrë, njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën në Mitrovicë bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Faton Peci.

Bashkë u takuan me shumë qytetarë, të cilëve iu prezantuan programin që e sheh Mitrovicën me punësim për të rinjtë, me arsim modern, shëndetësi cilësore dhe shume investime.

“Fatoni është garancia që projektet tona bëhen realitet. Ai që do të udhëheqë me transparencë, do të punojë për çdo lagje dhe për çdo fshat, sepse e do këtë qytet dhe do t’i shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të tij” u shpreh Kurti

Osmani dekoron gjeneralmajorin Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë

Indeks Online Logo

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Osmani dekoron gjeneralmajorin Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 14:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kontributin e gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant në largim i KFOR-it, për paqen dhe sigurinë në vend dhe në rajon.

Në një postim zyrtar, Presidentja Osmani ka thënë se gjatë mandatit të tij, Barduani ka dhënë një kontribut të çmuar për stabilitetin në Kosovë. Si shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën e kaluar ai është dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

“Kjo medalje është simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Në Fushë Kosovë u vu gurëthemeli i xhamisë re-Video

Në Fushë Kosovë u vu gurëthemeli i xhamisë re

Kliko ketu per video

Në prani të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës dhe bashkëpunëtorëve të tij, kryetarit të Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, përfaqësuesit të Shoqatës së Katarit, Ahmed al Ashal, kryetarit të Këshillit të BI-së së Fushë Kosovës, Valon ef. Ibrahimit, si dhe përfaqësuesve të tjerë institucional, sot, nën këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne u vu gurthemeli i xhamisë së re në Fushë Kosovë.

Myftiu Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, erdhi edhe momenti për ta realizuar një dëshirë të kahmotshme për ndërtimin e një xhamie të re në këtë vend.
“Sot, këtu para jush, falënderoi kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi pasur së bashku në projekte të ndryshme, e së fundmi edhe për ndërtimin e kësaj xhamie. Një falënderim të veçantë, për punën e tyre të palodhshme, merion edhe Shoqata e Katarit, e cila në vazhdimësi, për 25 vjet me radhë, ka qenë pranë popullit të Kosovës duke kontribuar në fusha të ndryshme.”

Myftiu Tërnava ndër të tjera tha se e veçanta e kësaj xhamie është se financohet nga familja e emirit të Katarit, pra nga familja e Muhamed bin Hamad bin Abdullah.

Kryetari i Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, tha se ndjehet i lumtur që sot, në këtë ditë të bekuar, po hedhin gurthemelin për ndërtimin e një xhamie, e cila do t’u shërbejë besimtarëve myslimanë për kryerjen e riteve të tyre fetare. Ai tha se në varësi nga rritja e numrit të qytetarëve, do të ndërtohen edhe xhami të tjera, duke treguar kështu gatishmërinë që proceset e këtilla të ecin para.

Shoqata Bereqeti hap dyqanin e bamirësisë në Fushë Kosovë

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ka hapur sot dyqanin e bamirësisë në Fushë Kosovë, të katërtin me radhë, pas Prishtinës, Prizrenit dhe Malishevës.

Në hapje të këtij dyqani i pranishëm qe edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, nënkryetari i Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, përgjegjësi i “Bereqetit”, Xheladin ef. Fazliu, si dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Fushë Kosovës, Valon ef. Ibrahimi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Myftiu Tërnava, tha se fillimisht këtu do të ndihmohen rreth 50 familje, për të vazhduar më pas edhe me rritjen e këtij numri. Ai tha se falë donatorëve bamirës, Shoqata “Bereqeti”, në vazhdimësi po qëndron pranë familjeve nevojtare. Myftiu Tërnava falënderoi edhe nënkryetarin Osmani për gatishmërinë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës.

Nga ana e tij, nënkryetari Osmani, tha se në të ardhmen ky objekt do të zgjerohet edhe më tej, duke treguar kështu gatishmërinë e Komunës që të jetë pranë familjeve nevojtare.

Ky dyqan përmban gjërat elementare ushqimore dhe higjienike.

Kliko ketu per video

Përmbyllet edicioni i gjashtë i panairit ndërkombëtar të Librit në Tuz të Malit të Zi.

Shtëpia Botuese “Dituria Islame” ishte pjesë e këtij panairi me mbi 40 tituj librash të fushave të ndryshme.

Në përmbyllje të panairit, në emër të komunës së Tuzit, sekretarja Marina Ujkaj i ndau mirënjohje për pjesëmarrje shtëpisë botuese “Dituria Islame”, të përfaqësuar nga Mihana Goga-Bekteshi.

Stenda e Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” u vizitua nga lexues të moshave të ndryshme të cilët u pajisën me literaturë përkatëse.