Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Dy Trepçat nga Mitrovica fitojnë me rezultat të thellë, kjo është tabela pas javës së gjashtë në Ligën e Parë

Dy Trepçat nga Mitrovica fitojnë me rezultat të thellë, kjo është tabela pas javës së gjashtë në Ligën e Parë
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 17:45

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Dy skuadrat nga Mitrovica, Trepça dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore me rezultate të thella, shkruan Indeksonline

89’shi mposhti Vjosën me shifrat 7:0, kurse Trepça 7:1 Besën nga Peja.

Vëllaznimi shënoi fitore minimale, duke mbajtur kreun e tabelës me 16 pikë.

Në pozitën e dytë është ngritur Tefik Çanga me 13 pikë, aq sa ka Feronikeli 74

Kliko ketu per tabelen

Komuna e Dragashit akuzon menaxherin e “Hidroregjionit” për vjedhje të ujit, deklarohet kryetari Xheladini

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Komuna e Dragashit akuzon menaxherin e “Hidroregjionit” për vjedhje të ujit, deklarohet kryetari Xheladini
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 17:22

Komuna e Dragashit njoftoi më herët se dje, menjëherë pas fillimit të furnizimit me ujë të pijshëm për fshatin Zgatar, është ndërmarrë një veprim i papranueshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, menaxheri i “Hidroregjionit Jugor”, Izet Aliu, në mënyrë të fshehtë dhe pa paralajmërim, mbrëmë ka ndërhyrë në burimin e ujit në fshatin Radeshë, nga i cili furnizohet si qyteza e Dragashit, ashtu edhe projekti i sapofilluar i ujësjellësit.

“Ai ka ndaluar rrjedhën e ujit që dërgohet në fabrikën e përpunimit për trajtim dhe më pas shpërndahet nëpër fshatrat e tjerë të Komunës” deklaroi Komuna.

Lidhur me këtë, IndeksOnline ka kontaktuar kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladinin, i cili është shprehur tejet i shqetësuar nga ky rast.

“Gjatë procesit të punës së kompanive, kur ka ardhë puna në rezervuar me e çu ujin, ai ka bë pengesa. Që tri-katër herë po bën pengesa. Është një person kontrovers, unë e kam njoftuar edhe kryeshefin e “Hidroregjionit” për veprimet e tij. Thjesht nuk ka bashkëpunim të mirë me Komunën” u shpreh Xheladini.

Ai tha për IndeksOnline se nuk e di se përse Aliu po bën një gjë të tillë, por në rast se përsëritet, është i detyruar të njoftojë organet.

“Nuk e di pse ai po e bën këtë. Por, nëse e përsëritë, neve s’na mbetet tjetër përpos të lajmërojmë Prokurorinë dhe Policinë. Unë dje e kam njoftu edhe përgjegjësin e tij në Prizren. Ai ka prekur edhe tek ora e Komunës. Na ka ardhë [fatura] për një muaj pesë mijë euro si shpenzim i ujit.

Ne 1200-1300 euro brenda vitit bëjmë shpenzime të ujit. Coca-Cola për një muaj me pasë pi, a shpenzime s’ishin bë. Kur e kemi hetuar dhe e kemi pa që ora po sjellet në mënyrë marramendëse, e kemi kontrolluar. E kemi pa që askund nuk ka derdhje e as rrjedhje të ujit, e as nuk ka humbje. Pastaj, ora u kthye në gjendje normale dhe nisi me ecë normal” deklaroi Xheladini.

I akuzuari për këtë keqpërdorim, Izet Aliu, ka replikuar në postimin e bërë nga Komuna e Dragashit, duke e cilësuar informacionin si shpifje.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit, unë jam Izet Aliu që përmendem në këtë postim. Kjo është një shpifje e ulët e zyrtarit të Komunës që e ka bërë këtë postim. Andaj, publikisht ftoj policinë dhe Prokurorinë e Shtetit që t’i fillojnë hetimet për këtë çështje” shkroi Aliu

Fushata e Nismës, Limaj: Përkushtimi ynë tregon se sa shumë e duam vendlindjen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, i uroi të gjithë për fillimin e këtij rrugëtimi.

Ai, kandidatëve për kryetarë të komunave nga radhët e Nismës, si dhe asamblistëve, iu tha se do të jenë zëri i qytetarëve, dhe se duhet të punojnë shumë.

“Fokusimi dhe përkushtimi ynë në bazë, në bërthamë, përcakton dhe tregon, përcaktimin tonë se sa e duam vendlindjen tonë, aty ku jemi rritur, aty ku jemi formuar, aty ku rrisim fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona. Kjo është qasja ndaj atdheut, qasja ndaj komunës, qasja ndaj vendlindjes. Ta doni dhe ta vlerësoni shumë vendlindjen tuaj, të punoni fort”, u shpreh Limaj.

Para mbështetësve të Nismës, Limaj po ashtu prezantoi edhe një herë kandidatët për kryetarë të komunave, dhe listën e bartësve në komunat e Kosovës që do të drejtojnë fushatën elektorale të partisë.

Hoti parashikon pasoja pas vendimit të SHBA-së: Sikur Presidentja të përmbushte detyrimin kushtetues

Indeks Online Logo

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Hoti parashikon pasoja pas vendimit të SHBA-së: Sikur Presidentja të përmbushte detyrimin kushtetues…
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 16:49

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk do të ndryshojë qasja politike në Kosovë. Hoti ka thënë se s’duhet harruar edhe faktin se Kosova është nën masa të BE-së.

Deputeti i LDK-së në një reagim në profilin e tij ka shtuar se një goditje e tillë do të ishte evituar nëse presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimin kushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Kushtetueses, gjyqësorin, prokurorinë, gazetarët, bizneset e të gjitha komunitetet nga sulmet e Albin Kurtit.

“Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”, ka shkruar Hoti.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare”, ka përfunduar Hoti.

“Më të fortë se kurrë”, Nis operacioni i NATO-s ‘Roja Lindore’, publikohen pamjet

Operacioni i NATO-s “Roja Lindore” ka filluar, duke synuar forcimin e krahut lindor të aleancës pas ndërhyrjes së fundit të dronëve rusë në Poloni.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake publikoi një video ku shihet një avion francez A400 duke u ulur në aeroportin Minsk Mazouiecki. Ky avion transportoi armë për avionët luftarakë Rafale, të cilët tashmë ndodhen në territorin polak.

Incidenti ndodhi pasi 19 dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke shkaktuar dëme në disa zona. Disa prej tyre u rrëzuan, ndërsa të tjerë ranë në fusha dhe në një shtëpi.

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore: Veprim i pakoordinuar i qeverisë

Indeks Online Logo

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore: Veprim i pakoordinuar i qeverisë
Viber Icon
IndeksOnlineE Shtunë, 13 Shtator 2025 16:16

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.

BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.

Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.

Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.

Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.

Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë. Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb.
/rel