Mër. Pri 1st, 2026

Radio Dodona

Qelaj: Kosova s’ka bërë mjaftueshëm për drejtësi në Hagë, mungon monitorimi i pavarur i Gjykatës Speciale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, teksa shprehu shqetësime lidhur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, tha se shteti i Kosovës nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces të drejtë, të paanshëm dhe të mbikëqyrur siç duhet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Qelaj nuk deshi të flasë për mbështetjen financiare nga buxheti i shtetit për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por vuri në pah monitorimin e munguar të gjykimit të tyre.

“Nuk duhet të flasim për mbështetje. E, para që duhet të bëjmë është të sigurojmë proces të drejtë dhe të paanshëm. Ndoshta këtu Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm, sepse ka qenë e domosdoshme që kjo gjykatë të monitorohet prej një autoriteti i cili është jopolitik, joinstitucional. Pra, mund të jetë institut i të drejtave të njeriut, mund të jetë organizatë e shoqërisë civile. E kam ngritur këtë shqetësim qysh me kohë kur e kam pasur vizitën e parë në vitin 2021, sepse përkundër garancive që verbalisht i japin gjyqtarët, kryetarja e gjykatës dhe vetë gjykata, këto janë të pamjaftueshme në kuptim të vetë mënyrës se si po procedohet ky rast”, tha Qelaj.

Ai tha se shqetësimet e qytetarëve për ecurinë e gjykimit në Hagë janë të arsyeshme, për shkak të problemeve me transparencën, redaktimet e shumta dhe përdorimin e provave të dyshimta.

“Publikohen seanca të redaktuara, jepen dokumente dhe prova të redaktuara, ka probleme të përkthimeve dhe përdorimit të gjuhës, përdoren prova që sigurohen, së paku është përfolur, që janë siguruar nga shërbimet sekrete të shteteve që janë armiqësore me Kosovën. Të gjitha këto janë probleme që qytetari i Republikës së Kosovës, në emër të së cilës operon ajo gjykatë, natyrisht që ka shqetësimet e tij, dilemat nëse kjo gjykatë është me të vërtetë në funksionin e vet për të garantuar respektim të të drejtave të njeriut të të akuzuarve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve në procedurën gjyqësore”, tha ai.

Sipas Qelajt, është koha që edhe Këshilli i Evropës të përfshihet në monitorimin e Gjykatës Speciale për të siguruar që ajo të veprojë brenda mandatit të saj.

“Për më tepër, konsideroj që duhet ditur që kjo gjykatë ka ardhur si rrethanë e një detyrimi ndërkombëtar, një obligimi ndërkombëtar që Kosova e ka marrë. Është me rëndësi të shihet që gjykata a po vepron brenda atyre kornizave të atij detyrimi, mos ka dalë përtej asaj. Nëse Këshilli i Evropës si autoritet mbi të cilin raportet dhe rezultatet e të cilit është themeluar kjo gjykatë, ndoshta duhet të aktivizohet për ta monitoruar vetë dhe ta shohë se a është në linjën e kërkesave që i ka pasur kjo organizatë”, tha Avokati i Popullit, Qelaj.

Sot protestohet në Hagë në kundërshtim të Gjykatës Speciale

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët janë nisur për të udhëtuar drejt Holandës. Sot në qytetin holandez do të mbahet një protestë masive në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, nga ora 14:00.

Në kohën kur pritet të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë, shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të japin mesazhin e tyre për këtë proces.

Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.

Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.

Sindikata e Arsimit me një varg kritikash: Mungesë e teksteve shkollore, kërkesat e shekullit 21 s’plotësohen me shkumësa dhe shpuza

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë po shoqërohet me mungesë të teksteve shkollore për nxënësit, shpreh shqetësimin Sindikata e Arsimit.

Kryetari i kësaj organizate, Rrahman Jasharaj, në intervistë për EO, tha se qeveria po përsërit gabimet e mëparshme lidhur me furnizimin me tekste shkollore.

Ai tha se edhe këtë vit po vazhdon e njëjta problematikë, duke sjellë një fillim jo të mirë të vitit shkollor për nxënësit.

“Kjo qeveri krijoi edhe një telash tjetër që janë tekstet shkollore. Ministrja Nagavci gabimin vitin e parë kur e bëri para tri vjetësh (pajisjen me libra shkollorë përmes subvencionimit të prindërve), ndoshta ka menduar se është më mirë e më lehtë, mirëpo menjëherë pasuan kritika nga prindërit, nga SBASHK-u, kritika nga të gjitha palët, sepse u pa se kjo mënyrë e shpërndarjes së teksteve është e dëmshme, e dobët dhe nuk ka mundur të realizohet si duhet. Por ajo e përsërit edhe një vit, e përsërit edhe këtë vit. Pra kemi një fillim të vitit shkollor jo të mirë nga shkaku i mungesës së furnizimit me tekste shkollore të nxënësve”, tha ai.

Ai shtoi se deklaratat e institucioneve se shkollat janë të përgatitura plotësisht nuk janë të mjaftueshme.
Përmendi gjithashtu mungesën e mjeteve të tjera arsimore, duke thënë se projektorët dhe laptopët që duhet të përmirësojnë mjedisin e shkollës nuk janë të pranishme dhe se mësimdhënësit po punojnë vetëm me tekstet që shpërndahen me vonesë dhe me fletoret tradicionale.

“Deklaratat, qoftë të nivelit të dytë, DKA, të shkollave, edhe të Ministrisë së Arsimit se jemi përgatitur plotësisht për vitin e ri shkollor nëse mendohet se kemi shkumësa dhe shpuza, është një deklaratë sa për të thënë, sepse kërkesat e shekullit 21 nuk plotësohen me shkumësa dhe shpuza. Por, duhet furnizuar shkollat me projektorë, me laptopë etj., të menduar në mënyrë që ato shkolla t’i ngjajnë shekullit 21. Në mënyrë që nxënësit të ndihen të lumtur kur shkojnë në shkollë e në kushtet që punojnë mësimdhënësit tani këto gjëra nuk mund të arrihen, sepse i vetmi mjet i punës është teksti shkollor që vonohet dhe fletorja, shkumësat dhe tabela”, tha ai.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha se edhe pse sfidat kanë ekzistuar në vitet e kaluara, procesi i subvencionimit këtë vit ka qenë më i suksesshëm.

Qehaja shtoi se shuma prej 80 eurosh që jepet për subvencionim kërkon analizë të mëtejshme për të përcaktuar kostot e sakta.

“Subvencionimi tani po futet në vitin e tretë si proces përtej asaj që kemi pasur në të kaluarën, të shpërndarjes së drejtpërdrejtë të teksteve shkollore në institucione arsimore. Ajo çka pa dyshim është e dëshmuar këtë vit është që procesi është shumë më i suksesshëm, prindërit janë më të përgatitur, janë më të informuar dhe për rregull në shumicën e shkollave, nga raportimi që vjen nga institucionet arsimore, është që nxënësit janë të pajisur me kohë me tekste shkollore. Tash sa shuma prej 80 eurove është e mjaftueshme për blerjen e teksteve shkollore? Sa ka pasur rritje në çmimin e teksteve shkollore për shkak edhe të shpërndarjes në libraritë lokale ky është një debat tjetër dhe kërkon një analizë goxha të saktë. Çmimet të ndryshme kemi për tekste të ndryshme shkollore nga shtëpitë e ndryshme botuese. Pra, vetëm teksti alternativ na bën të vështirë për të përcaktuar një çmim të saktë për një klasë, kur dihet që mësimdhënësit kanë mundësi të përzgjedhin tekste shkollore nga shtëpi botuese të ndryshme”, tha ai.

Ai tha se për të përcaktuar nëse subvencionimi në këtë format është ideal, nevojitet një analizë e thelluar statistikore dhe financiare.

“Raporti i auditorit për vlerësim të njëjtit proces nga viti paraprak vlerësoj që ka marrë një përgjigje të mirë në procesin e rishikuar këtë vit, që do të thotë aplikimi bëhet me miratim dhe konfirmim nga koordinatorët e shkollave. Kjo në tërësi pastaj i eliminon ato parregullsi në aplikimet e
pasinqerta të prindërve që janë shtetas të Kosovës, por jo rezident në Kosovë. A është subvencionimi i teksteve në këtë format ai ideal, kjo duhet të na vijë si përgjigje vetëm pas një analize të mirëfilltë, të bazuar në statistika, të bazuar në të dhëna, ku e kuptojmë në të vërtetë se kush është përfituesi, qoftë në shpejtësinë e shpërndarjes së teksteve ose pasjes së tyre. qoftë nga një këndvështrim i kostos financiare për buxhetin e shtetit. Kjo deri më sot na mungon pasi që jemi shumë të hamendësuar në atë se në të vërtetë ky format i shpërndarjes përmes subvencionimit dhe Ekosovës është më në avantazh sesa shpërndarja e teksteve shkollore në institucione arsimore”, tha Qehaja.

Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, prandaj do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete në Prishtinë dhe Gjakovë.

Ky është orari:

Prishtinë:

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/10kV Prishtina 7do të ndërprehet:

Dalja 20kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086) prej orës 10:00 deri në ora 12:00.

Vendet: Llapna sellë, Çagllavicë, Graçanicë Llapnasellë.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar (montim të shkarkuesve sipas pranimit teknik).

Gjakovë:

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J04 Skivjan (kodi: 80080009) prej orës 08:00 deri në ora 17:00.

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

2.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Dobroshi (kodi: 80080007) prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë(një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubëll. Rrugët:Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa, Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Projekte inventive, energjizimi i linjave te reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

3.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Ereniku (kodi: 80080011) prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Vendet: Rr.Fehmi Agani, Lugbunari, Rr.Nënë Tereza, Qerim, Rr.Sadik Pozhegu, Rr.Ëesley Clark.

Arsyeja: Projekte inventive, energjizimi i linjave te reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

4.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J04 Skivjan (kodi: 80080009) prej orës 08:00 deri në ora 17:00.

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

5.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Dobroshi (kodi: 80080007) prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë(një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubëll. Rrugët:Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa, Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Projekte inventive, energjizimi i linjave te reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

6.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Ereniku (kodi: 80080011) prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Vendet: Rr.Fehmi Agani, Lugbunari, Rr.Nënë Tereza, Qerim, Rr.Sadik Pozhegu, Rr.Ëesley Clark.

Arsyeja: Projekte inventive, energjizimi i linjave te reja të tensionit të mesëm, largimi i urave për linjat e tensionit të mesëm për linjat të cilat do të kthehen me daljen e Skivjanit.

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morin duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve.

Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.

Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme, raporton rtsh.

“Pak më të ulëta“, shprehet një qytetar nga Kosova.

“Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim kënde