Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Muharremaj merr vendim befasues për fushatën në Suharekë

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Muharremaj merr vendim befasues për fushatën në Suharekë

Viber Icon
IndeksOnlineE Diele, 14 Shtator 2025 15:08
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë një vendim të pazakontë gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se nuk do ta përdorë automjetin e tij zyrtar deri në përfundim të zgjedhjeve.

Ai shkruar se dëshiron të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë, raporton IndeksOnline.

“Gjatë fushatës zgjedhore nuk do ta kem në shërbim automjetin tim zyrtar. 🫡

Dua të jem i barabartë si gjithë të tjerët. 🤝”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të fotografojnë dhe të demaskojnë çdo zyrtar që e shfrytëzon veturën zyrtare për qëllime të fushatës. /

Përfundon protesta në Hagë, u kërkua të ndalen padrejtësitë kundër çlirimtarëve

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin special në Hagë, ku pjesëmarrës ishin qindra mijëra shqiptarë nga anë e kënd bota.

Në këtë protestë paqësore u bë thirrje që të ndalen padrejtësitë në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë.

Para protestueseve performoi edhe Arif Vladi, duke i emocionuar me këngë atdhetare.

Ish-ambasadori Bosch: Kemi patur presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, mbajti një fjalim në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së, në tubimin që po mbahet në Hagë.

Ai u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz dhe kërkoi lirimin e tyre,

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serbë përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thashë ‘ti do të lirohesh për mungesë provash’.

Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë me një jetë shumë të mire, të marrin paga të mira dhe procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale“, tha ai.

​Kosovë-Shqipëri, përballje historike në basketboll për EuroBasket 2029

Kosova dhe Shqipëria për herë të parë, do të përballen mes vete në basketboll, përkatësisht në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029, një duel që ngjall emocione të veçanta për të dyja kombëtaret.

Përfaqësuesit e dy federatave theksojnë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për atmosferën unike që sjellin.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Adriatik Rraci, thotë për KosovaPress, se Kosova do të kërkojë me ngulm fitoren ndaj Shqipërisë për të rritur gjasat e kalimit në raundin e dytë të parakualifikimeve.

Rraci: Do të kërkojmë me ngul fitoren ndaj Shqipërisë

“Ndeshje zyrtare nuk kemi pasur deri më tani dhe po besoj që këto ndeshje kundër Shqipërisë, përkundër rezultatit sportiv, do të jenë shumë emocionuese si për ne ashtu edhe për ata dhe po besoj që përkundër rezultatit përfundimtar i cili do të jetë besoj që do të jetë një kënaqësi shumë e madhe për të gjithë shikuesit që do t’i ndjekin përballjet tona edhe në Shqipëri edhe në Kosovë…Ne do të tentojmë që ta arrijmë rezultatin maksimal gjatë këtyre dy ndeshjeve, duhet ditur se në raundin e dytë të parakualifikimeve shkojnë tre liderët ë grupeve dhe skuadra e dytë më e mirë e rangua dhe për të shkuar si skuadra e dytë e ranguar ne duhet t’i bëjmë matematikat tona sepse do të njihen edhe rezultatet e ndeshjeve direkte. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kosh-dallimin ta kemi në favorin tonë dhe të mos ia lëmë rastit asnjë matematikë por të tentojmë që në çdo mënyrë të kalojmë në raundin e dytë të parakualifikimeve”, thekson Rraci.

Ndërsa, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, e sheh këtë sfidë si një ngjarje të veçantë dhe një garë të bukur mes dy “vëllezërve”, ku fituesi do të përcaktohet vetëm në parket.

Ponari: Kosova ka nivel më të lartë se ne në sportin e basketbollit

“Për ne është kënaqësi që për herë të parë ndeshemi me Kosovën në një eveniment të këtij niveli kështu që e mirëpresim dhe ka qenë një ngjarje e veçantë. E vlerësojmë, pavarësisht se niveli i basketbollit në Shqipëri është më i ulët se niveli i basketbollit në Kosovë për shumë arsye, por baza është baza financiare. Kosova ka një mbështetje më të madhe financiare dhe për këtë arsye edhe basketbolli është shumë më lartë. Shpresojmë që të dy kombëtaret të japin një garë të bukur dhe ndoshta do të jetë një nga garat më të bukura.”, thotë Ponari.

Ponari shton se do të ishte i gëzuar në mënyrë të barabartë si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë nëse ndonjëra prej tyre do të renditej si e para në grupin C.

Ponari: Fitorja në fushë do të kërkohet me ngulm, pa marrë parasysh raportet tona

“Natyrisht ndeshja është ashtu që është kur luajnë dy vëllezër ose dy shokë, njëri do të fitojë dhe lufta për të fituar është e barabartë, kështu që ne në ndeshje do të kërkojmë fitoren me Kombëtaren e Kosovës dhe Kosova do ta kërkojë fitoren me Kombëtaren e Shqipërisë, pra rezultati në fund do të jetë ai që do të jap koshi. Do isha shumë i lumtur që Kosova ta zinte vendin e parë, ashtu siç do isha i lumtur që Shqipëria ta zinte këtë vend, për mua është i njëjti gëzim, nuk ka ndonjë ndryshim te kjo”, theksoi Ponari.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në dritaren e parë, ndërsa në dritaren e dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim.

Serbia manovron me armë nga Perëndimi, Kina, Rusia, ndërsa fqinjët e saj mbeten kryesisht të pajisur me teknologji perëndimore.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se ky kombinim e ka shndërruar Ballkanin prej kohësh në një miniaturë të rivalitetit global. Dhe, pasojat e këtij pozicionimi shtrihen përtej fushës së mbrojtjes.

“… sepse siguria sot nuk është vetëm çështje mbrojtjeje. Siguria është çështje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marrë parasysh këto, raportet që i ka krijuar Serbia [me Rusinë dhe Kinën] janë çështje e një shqetësimi jo të vogël”, thotë Mediu për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet çështje e diskutueshme edhe për Nikolla Lluniqin, konsulent në Beograd për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë.

“Do të ishte e pritshme që – nëse të gjitha vendet synojnë të anëtarësohen një ditë në NATO dhe sigurisht në Bashkimin Evropian – struktura evropiane e sigurisë të ishte plotësisht e përputhshme. Kjo nënkupton që blerjet ushtarake të koordinohen. Por kjo, normalisht, nuk ndodh në rajonin tonë, për shkak të historisë sonë të papërfunduar dhe narrativëve shpesh nacionalistë dhe agresivë”, thotë Lluniq.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s; Kosova dhe Bosnje e Hercegovina aspirojnë të anëtarësohen, ndërsa Serbia – edhe pse ushtarakisht neutrale – është pjesë e programit të NATO-s “Partneriteti për paqe”.

Vendet anëtare të NATO-s, në parim, kanë armatim të dizajnuar ose të përshtatur që të jetë i ndërveprueshëm. Kjo do të thotë se pajisjet duhet të flasin “gjuhën” e njëjtë teknologjike.

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës konfirmojnë për Exposenë se “të gjitha armët e blera nga Kosova në katër vjetët e fundit janë sipas standardeve të NATO-s. Kryesisht janë armë të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Gjermania etj”.

Zëdhënësja Liridona Gashi nuk zbulon se sa është shpenzuar këtë vit për armatim, por thekson se kjo qeveri ka investuar “shumëfish më shumë” se të kaluarat.

Këtë muaj, Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri me kapacitete të plota, ka pranuar dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara – modeli RQ-20 Puma LE.

FSK-ja vazhdimisht trajnohet në baza amerikane dhe evropiane dhe merr pjesë edhe në ushrime shumëkombëshe, si “Defender Europe”.

Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka bërë edhe një marrëveshje me Turqinë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit. Gashi, nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se pritjet janë që ajo të funksionalizohet “brenda dy vjetësh”. Ndërsa, për bashkëpunimin ushtarak të shpallur në mars mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, thotë se aktualisht “është duke u përpiluar plani i përbashkët i aktiviteteve”.

Në vijë me NATO-n janë edhe Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës. Sipas planit të shpallur vjetor, ato do të marrin pjesë në 17 ushtrime këtë vit, përmes bashkëpunimit me NATO-n, nismave rajonale dhe marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Nga të dhënat doganore në këtë vend duket se Bosnje e Hercegovina eksporton armë kryesisht në shtetet perëndimore dhe ato të Lindjes së Mesme, ndërsa importon kryesisht nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Ajo që dallon në rajon është Serbia. Pjesëmarrja në programin “Partneriteti për paqe” i mundëson bashkëpunim të kufizuar me NATO-n, por ndërveprimet me Kinën dhe Rusinë e vendosin jashtë modelit të fqinjëve të saj.

Deri para pushtimit rus të Ukrainës, Serbia mbështetej kryesisht tek armët ruse, ndërsa pas ndryshimeve gjeopolitike, ajo iu drejtua Kinës, nga ku bleu, mes tjerash, dronë luftarakë e sisteme raketore.

Korrikun që shkoi, njësitë speciale të ushtrisë serbe zhvilluan edhe stërvitjen e tyre të parë të përbashkët me ushtarë nga Kina, në provincën Hebei, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.

Javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në një samit në Kinë dhe paralajmëroi blerje të reja armësh nga shteti komunist.

“Sot, Kina është investitori më i madh në Serbi, si vend i vetëm – me 7.2 miliardë euro. Këtë vit, Republika Popullore e Kinës dhe Serbia do të kenë rreth 8.5 miliardë euro shkëmbime tregtare”, tha Vuçiq.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Vetëm në vitin 2024, ajo ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë – rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, që është anëtare e NATO-s. Kosova ndau rreth 162 milionë, krahasuar me 90 milionë të ndarë në vitin 2020.

Për Mediun, çekuilibri i tillë në investimet ushtarake ngre “flamurin e kuq”.

“Serbia – po t’i shohësh politikat e saj në Bosnje e Herecegovinë e në mënyrë të veçantë në Kosovë – nuk ka hequr dorë kurrë nga pretendimet për të mbrojtur, siç thotë ajo, popullsinë serbe. Është i njëjti narrativ që ka përdorur edhe Rusia [për pushtimin e Ukrainës]. Pra, ajo s’ka për të hequr dorë nga dominimi në rajonin e Ballkanit”, thotë Mediu.

Si arsyetim për armatosjen e Serbisë, Vuçiq shpesh përmend “kërcënimet nga fqinjësia”, pa specifikuar se prej kujt. “Ne nuk do të prekim askënd, vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë”, deklaroi javën e kaluar në Pekin.

Për Lluniqin, kjo retorikë është për përdorim të brendshëm. Por, përpjekjet e tij për të balancuar mes të gjithëve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, në një moment të caktuar mund t’i kthehen bumerang.

“Nëse kriza aktuale gjeopolitike eskalon, atëherë edhe vetë Serbia do të ishte në një situatë shumë të ndjeshme, ku askush nuk do ta pranonte statusin e saj neutral. Në një situatë të tillë, të gjithë do ta perceptonin Serbinë si një partnere të pabesueshme”, vlerëson Lluniq.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment edhe nga NATO-ja, edhe nga BE-ja për orientimin e Serbisë gjithnjë e nga Kina, por nuk ka marrë përgjigje prej asnjërit institucion.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kina kërkon pikëmbështetje në Evropë dhe Serbia, me nevojat e saj ekonomike dhe me lëkundjet e vazhdueshme mes Lindjes e Perëndimit, është partnere tërheqëse.

Shea nuk e përjashton mundësinë që Vuçiq, për shkak të trazirave të brendshme dhe tensioneve rajonale, të ndjekë një qasje më konfrontuese edhe ndaj fqinjëve.

Ai thotë se NATO-ja duhet t’i monitorojë nga afër zhvillimet e sigurisë, sidomos përgjatë kufijve dhe në zonat e prira për trazira, dhe të jetë e gatshme të reagojë shpejt nëse tensionet përshkallëzohen.

“Mendoj se është e rëndësishme tani që NATO-ja të ketë një të dërguar të posaçëm në rajon, i cili do të punonte bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së”, thotë Shea për Exposenë.

Për Kosovën, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin. Dy vjet më parë, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic. Beogradi mohoi përfshirjen, por autoritetet e Kosovës thanë se kanë prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me sulmin.

Sipas profesor Fidair Berishës, nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Serbia nuk heq dot dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

“Neve na duhet një bashkëpunim i fortë ndërkombëtar sidomos me pesë vendet e QUINT-it. Garancia më e fortë është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe një bashkëpunim i sinqertë dhe më i thelllë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Rruga e Kosovës drejt NATO-s është ende e gjatë, meqë katër vende të aleancës nuk e njohin shtetësinë e saj. Dhe për më tepër, siç vlerësojnë komentuesit, Ballkani Perëndimor ka zbritur në listën e prioriteteve të Perëndimit – i tejkaluar nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Mediu sugjeron krijimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake.

“E vetmja mënyrë për t’i bërë ballë këtij lloj agresioni politik të Serbisë në bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, është t’i ndërtojmë tri elemente të rëndësishme: një deterrancë ushtarake të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, një deterrancë politike për një analizë të përbashkët të çështjeve të sigurisë dhe një deterrancë ekonomike. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thotë ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes.

Duke iu referuar përvojës së vendeve baltike, ai e vlerëson nismën e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në mbrojtje, me shpresën që ajo të ngrihet në një nivel më të avancuar.

Serbia, nga ana e saj, e ka kundërshtuar ashpër atë, duke paralajmëruar se nuk do të pranojë veprime të njëanshme që, sipas saj, cenojnë integritetin territorial.

Shea, i njohur si zëri i NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999, e mbyll me një mesazh thelbësor: askush nuk duhet lejuar të zihet në befasi. Sipas tij, filozofia e Napoleonit të Madh e përmbledh thjesht këtë parim: “Mund të të falet nëse humb një betejë, por jo nëse të kapin të papërgatitur”. /REL

Aeroplanmbajtësja më e re e Kinës lundron nëpër Ngushticën e Tajvanit

Fujian është aeroplanmbajtësja më e re e Kinës dhe, sipas ekspertëve, ka sisteme të përparuara lëshimi të avionëve luftarakë. Kina e përshkroi kalimin e anijes nëpër Ngushticën e Tajvanit si një “masë rutinë”.

Aeroplanmbajtësja e tretë dhe më e re e Kinës, Fujian, kaloi nëpër Ngushticën e Tajvanit dhe hyri në Detin e Kinës Jugore për të kryer ushtrime, njoftoi të premten Marina Kineze.

Anija u zbulua për herë të parë në vitin 2022, por filloi provat detare vetëm vitin e kaluar. Kina aktualisht ka dy aeroplanmbajtëse në shërbim – Liaoning dhe Shandong – ndërsa Fujian është ende duke kaluar nëpër prova detare dhe ende nuk është vënë zyrtarisht në shërbim.

“Aeroplanmbajtësja e tretë e vendit tonë, Fujian, kaloi kohët e fundit nëpër Ngushticën e Tajvanit në rrugën e saj drejt ujërave përkatëse në Detin e Kinës Jugore për të kryer prova kërkimore shkencore dhe misione trajnimi”, deklaroi Marina Kineze.

“Ky ushtrim testimi dhe trajnimi ndër-rajonal për Fujian është një masë rutinë në procesin e ndërtimit të aeroplanmbajtëses dhe nuk drejtohet kundër ndonjë objektivi specifik”, shtoi ajo.

Kina pretendon Ngushticën e Tajvanit si territorin e saj, por qeveria tajvaneze e hedh poshtë sovranitetin e Pekinit.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit deklaroi se ka monitoruar situatën përmes monitorimit të përbashkët të inteligjencës dhe ka marrë masat e duhura.

Zgjerimi i Fuqisë Detare të Kinës

Në vitet e fundit, Kina ka zgjeruar vazhdimisht forcat e saj detare për të rritur ndikimin e saj në Paqësor dhe për të sfiduar SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon.

Liaoning, të cilën Kina e bleu nga Ukraina në vitin 1998, është aeroplanmbajtësja më e vjetër kineze, ndërsa Shandong hyri në shërbim në vitin 2019. Ekspertët presin që Fujian të ketë karakteristika më të përparuara, duke i lejuar Forcave Ajrore Kineze të vendosin avionë me ngarkesa më të mëdha dhe më shumë karburant. / Geopost