Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet më 11 tetor.

Presidenti i Serbisë, Alexander Vucic gjatë një interviste e ka konfirmuar se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Beograd për shkak të sigurisë, shkruan Indeksonline

Por, kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Leskovac.

Serbian stadium scandal: Newly built €20m venue in Leskovac faces match ban – News – Nogomania
UEFA pritet që gjatë këtyre ditëve t’i jep një gjobë Federatës së Serbisë për thirrjet nacionaliste në ndeshjen kundër Anglisë – dhe me shumë gjasa mund të jetë me të holla dhe me mungesë tifozësh.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania” ishte mbyllur me shifrat e barabarta 0:0.

Rumania bëhet vendi i dytë i NATO-s që raporton një dron rus në hapësirën e saj ajrore

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Rumania bëhet vendi i dytë i NATO-s që raporton një dron rus në hapësirën e saj ajrore
Viber Icon
IndeksOnlineE Diele, 14 Shtator 2025 16:41
Rumania thotë se një dron rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore – vendi i dytë i NATO-s që raporton një ndërhyrje të tillë.

Avionët luftarakë rumunë ishin në ajër duke monitoruar një sulm rus në Ukrainë të shtunën dhe ishin në gjendje të gjurmonin dronin pranë kufirit jugor të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ndërhyrja nuk mund të ishte një gabim – ishte “një zgjerim i dukshëm i luftës nga Rusia”. Moska nuk ka komentuar mbi deklaratat rumune.

Të mërkurën, Polonia tha se kishte rrëzuar të paktën tre dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Në deklaratën e saj, Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se zbuloi dronin rus kur dy avionë F-16 po monitoronin kufirin e vendit të tyre me Ukrainën, pas “sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën ukrainase në Danub”.

Droni u zbulua 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, përpara se të zhdukej nga radari.

Por nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe as nuk paraqiste rrezik të menjëhershëm, tha ministria.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e quajti incidentin “një tjetër shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti anëtar të BE-së”.

Polonia gjithashtu iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me dronët rusë të shtunën, shkruan BBC

Rama ,permes rrjetit social, kĕrkon drejtĕsi pĕr Kosoven

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook

Uran Ismaili në hapje të fushatës: Prishtinë e ëndrrave të mëdha, koha jote po vjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në Sheshin “Skënderbeu”, ku prezantoi programin e tij dhe pesë zgjidhjet kryesore për ta kthyer kryeqytetin në një qytet funksional dhe të jetueshëm.

Tubimi mblodhi një numër të madh qytetarësh nga të gjitha lagjet e Prishtinës, të cilët u bashkuan për të dëgjuar vizionin e Ismailit për një të ardhme më të mirë të qytetit.

Në fjalën e tij, Ismaili e përshkroi Prishtinën si “qytet të ëndrrave të mëdha”, por tha se në katër vitet e fundit kryeqyteti është zhytur në kaos nga një kryetar që erdhi nga jashtë, me premtime të mëdha dhe projekte futuristike që nuk u realizuan kurrë. “Na e degradoi Prishtinën dhe na e mbyti shpresën,” tha ai, duke shtuar se qyteti nuk mund të vazhdojë më me justifikime, mashtrime dhe konflikte të pafundme politike.

Ismaili theksoi se është koha që qytetarët të kenë një qeverisje që ofron rezultate të matshme dhe konkrete. Ai prezantoi pesë zgjidhjet kryesore të programit të tij:

– Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve;

– Rrugë të sigurta, 24/7;

– Lagje të pastra, 24/7;

– Prej betonit te komuniteti;

– Prishtina e së ardhmes.

“Prishtina nuk ka kohë për arsyetime e mashtrime. Koha është për punë, koha është për Prishtinën. Sot kemi një mundësi të madhe – ta kthejmë kryeqytetin në qytet të mirëqenies, të sigurisë dhe të mundësive për të gjithë,” tha Ismaili në mbyllje të fjalës së tij.

Cakoll- Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe

Postimi i plotë:

Po, fushatat e Listës Serbe pothuajse gjithmonë janë ndërtuar mbi retorikë nxitëse dhe gjuhë fyese ndaj institucioneve të Kosovës.

Kjo qasje provokuese u pa qartë edhe në hapjen e fushatës së tyre, ku u shfaq një baner me emrin e kryeterroristit Milan (Radoiçiq), i kamufluar në atë mënyrë që më pas të thuhet se ishte fjala për kandidatin e LS-së për kryetar komune – i cili mban të njëjtin emër.

Kjo çështje mund dhe duhet të adresohet në PZAP. Atje, Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit “Milan” me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë.

Veçse, për ta fituar këtë rast – ligjërisht dhe politikisht – përfaqësuesit e partisë në pushtet, në vend që të akuzojnë shoqërinë civile për “mosreagim”, duhet të ndjekin procedurat ligjore të ankesës. Për këtë u kanë mbetur edhe ~24 orë të afatit ligjor.