Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës pas vendimit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.

Në një prononcim për IndeksOnline, Isa Mustafa, është shprehur se Osmani duhet të reflektojë qartë përballë vendimit.

“Nuk do ti thosha qëndrim i butë, por një deklarim të papërgjegjshëm, joshtetëror. Presidentja ka përgjegjësi për vendin nuk duhet të lexojë vargje që ia shkruajnë të tjerët, por të reflektojë qartë përballë vendimit më të rëndë që SHBA ka marrë ndaj Kosovës, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë, por gjithashtu edhe të saj,” tha Mustafa.

Ai shtoi se nuk mjafton të thuhet se “Amerika është mike e madhe”, por duhet të ketë përgjegjësi konkrete institucionale për këtë situatë.

“Të mos na tregojë sa e mirë është Amerika por të japë përgjegjësi së bashku me kryeministrin për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-të,” përfundoi Mustafa

Anuar Krasniqi shkëlqen në Spanjë, e bën Kosovën kampione të Europës

Kombëtarja e Kosovës është shpallur kampione në karate, në turneun e mbajtur në Guadalajara të Spanjës.

Anuar Krasniqi, vetëm 14-vjeçar ishte karateisti më në formë dhe që çoi Kosovën deri te medalje të artë, shkruan Indeksonline

Krasniqi me trajnerë dyshen: Qendrim Shaqiri dhe Shemsi Shaqiri, treguan karakter të fortë dhe fitues. Ky ekip është nga Shkolla e Karatesë “Sharri” nga Ferizaj.

Djaloshi vetëm 14-vjeçar, gjatë rrugës pati kundërshtarë edhe të moshës më të madhe, si: U15 dhe U16

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pasi hapësira ajrore e Rumanisë u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainë.

“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”, shkruan Von Der Leyen në platformën “X”.

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi sot se hapësira ajrore e vendit u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje.

“Avionët luftarakë zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare dhe e gjurmuan atë derisa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche”, shtoi ministria.

Droni “nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e popullsisë”, thuhej në deklaratë

Pak ditë më parë Polonia raportoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga 19 dronë rusë, 4 prej të cilëve u rrëzuan

Ankesa e SBAShK: Nuk kemi kushte, s’ka rezultate të mira

Në ambientet e shkollës jo, por në një seminar mësimdhënësit nga shtete të ndryshme u bënë bashkë.

Ata u mblodhën te dielën bashkë me përfaqësues nga SBAShK-ut në ditën e dytë të punëtorisë, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit.

Mes vete këta diskutuan për përvojat dhe sfidat e tyre në sistemin arsimor të cilat nuk qenë të pakta.

Nga SBAShK-u thanë se sfidat vijnë si pasojë e kushteve të pamjaftueshme të punës.

Në punëtorinë dyditore e cila ka për qëllim që mësuesit të përmirësojnë arsimin, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Haradinaj: Klinës i kemi sjellë dritë e zhvillim

Indeks Online Logo

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Haradinaj: Klinës i kemi sjellë dritë e zhvillim
Viber Icon
IndeksOnlineE Diele, 14 Shtator 2025 19:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kolegun Pal Lekaj, ishim në Deiq të Klinës, në mikpritjen e Tunë Dedajt, me shumë qytetarë që treguan besimin e tyre për Aleancën.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj u shpreh se Klinës i kemi sjellë Dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e prof. Zenun Elezajt model për të gjithë.

“Sot, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kolegun Pal Lekaj, ishim në Deiq të Klinës, në mikpritjen e Tunë Dedajt, me shumë qytetarë që treguan besimin e tyre për Aleancën.

Gjatë këtyre viteve, Klinës i kemi sjellë Dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e prof. Zenun Elezajt model për të gjithë.

Më 12 tetor, me Zenun Elezaj vazhdojmë punët e mira për Klinën”, ka shkruar Haradinaj