Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Mbahet mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00).

Hapet ekspozita vjetore e Fakultetit të Arkitekturës 2025, ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.(Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Kati I-r, ora 11:00)

Komuna e Podujevës dhe Shoqatat e Dala nga Lufta në Podujevë, organizojnë homazhe tek lapidari i shtatë dëshmorëve të rënë në Betejën e Kaqandollit dhe do të mbahet një aktivitet përkujtimor për të rënët e kësaj beteje. (Kaqandoll, ora 13:00)

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – do të nis në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Rubin dëshmon nesër pas protestës masive që u bë sot në Hagë

Mijëra njerëz u mblodhën edhe në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U kërkua reagim ndërkombëtar dhe u tha se akuzat ndaj ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë e ofendojnë edhe NATO-n.

Protesta u mbajt një ditë para se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së të nisin paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë luftës.

Mijëra qytetarë u mblodhën në një protestë sot në një park të madh në qendër të Hagës në Holandë, ku e ka selinë kjo gjykatë. Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.

Protesta e sotme në Hagë pason atë të 7 gushtit, kur mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të njëjtin qëllim.

E sotmja, u mbajt një ditë para se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së të nisin paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë nesër dëshminë e tij para Speciales, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020

Vetëm në 2024 ,Vendet e BE-së lèshuan afer 80mijë leje qendrimi për Shqiptarët

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar.

Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar. Një vit më parë ishin dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Të dhënat nga lejet e qëndrimit tregojnë se për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.

Në 2023-2024 janë dhënë gjithsej 154 mijë leke qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 1 milionë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë më pak 2.4 milionë persona.

Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2024 ishin rreth 743 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.

Lejet e qëndrimit në Evropë

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024 u dhanë 3.5 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në BE për shtetas jo-BE, një rënie prej 8.3% (-315,700) krahasuar me vitin 2023, viti me numrin më të lartë të regjistruar deri më sot.

Punësimi ishte arsyeja kryesore për lëshimin e lejeve të qëndrimit në vitin 2024, duke zënë 31.9% (1.1 milion) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara, me rënie 12.2% në krahasim me vitin 2023.

Arsyet familjare përbënin 27.1% (950 600) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rënie prej 6.5% (-65 800) krahasuar me vitin 2023. Arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pak më shumë se një të katërtën e pjesës (25.3%; 886 300), me një rënie prej 10.0% (-98 900). Arsyet e arsimit përbënin 15.7% (549 400) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen e vetme të përgjithshme prej 0.8% (+4 500).

Në vitin 2024, numri më i lartë i lejeve të para të qëndrimit iu lëshua qytetarëve të Ukrainës (295 600), e ndjekur nga India (192 400) dhe Maroku (188 400). Shqipëria ishte në vendin e 11 për nga numri i lejeve të lëshuara për herë të parë nga vendet e BE vitin e kalua

Gjini shpalos programin në fshatrat Botushë dhe Molliq

Indeks Online Logo

Kërko produktin…

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

“Për të ecur tutje me projekte”, Gjini shpalos programin në fshatrat Botushë dhe Molliq
Viber Icon
IndeksOnlineE Diele, 14 Shtator 2025 22:46
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini synon një tjetër mandat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai ka treguar për shpalosjen e programit me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq.

Gjini ka thënë se pas punës që kanë bërë ndër vite, ka mbështetje për të vazhduar me projekte të ardhshme.

“E nisëm sot shpalosjen e programit tonë me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq. Është tejet e natyrshme që pas një pune që kemi bërë ndër vite të kemi mbështetje për të ecur tutje me projektet e ardhshme”, ka thënë Gjini

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Postimi i plotë i tij:

Në vendlindjen time, në Gllanasellën e Drenicës e cila ndër breza lindi e rriti atdhetar të përmasave kombëtare, bashkë me dr. Ardian Nikën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, prezantuam disa pika të platformës zgjedhore “Për Drenasin Kampion”

Në pika të shkurtëra po ashtu diskutova pse ta votojmë numrin 101, numrin e fitores.

Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm.

Takimin e dytë elektoral e zhvilluam në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës, ku vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor “Për Drenasin Kampion”.

Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”!

Vazhdojmë edhe katër!