Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper pak para nisjes së seancës ku do të dëshmojë ish-diplomati, James Rubin, tha se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces.

Në një prononcim Prosper tha se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.

“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai.

PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITË 15-19 SHTATOR 2025

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (15-19 Shtator 2025)
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte relativisht stabile.
E hënë
Moti me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
• Temperaturat minimale: 10 – 13°C
• Temperaturat maksimale: 22-26
• Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti me diell dhe vranësira të pjesëshme.
• Temperaturat minimale: 6-9°C
• Temperaturat maksimale: 24-29°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të pakta.
• Temperaturat minimale: 10-13°C
• Temperaturat maksimale: 20-22°C
• Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë deri mesatare.
E enjte
Moti me diell dhe vranesiar te shpërndara.
Temperaturat minimale: 7-10°C
Temperaturat maksimale: 24-27°C
Era: nga verilindja, 1-5 m/s
E premte
Mot me diel dhe vranesira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 6-9°C
Temperaturat maksimale: 24-27C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

Myftiu Tërnava, takohet me koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar një takim me koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.
Në këtë takim u diskutua për rrugëtimin dhe sukseset e deritanishme të kësaj shoqate, për sfidat me të cilat janë përballur gjatë realizimit të projekteve humanitare, si dhe për planet dhe synimet në të ardhmen.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart angazhimin e koordinatorëve në terren, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në shërbim të familjeve në nevojë dhe të gjithë shoqërisë. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës për nismat e “Bereqetit”, duke nënvizuar se solidariteti dhe humanizmi janë vlera të çmuara islame.
Nga ana e tyre, koordinatorët e “Bereqetit” paraqitën të arriturat në projekte të ndryshme sociale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përmbushjen e misionit të tyre. Ata falënderuan Myftiun Tërnava për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofruan ide për projekte të reja që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në nevojë.

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të Arkitekturës 2025, hapet sot nga ora 11:00 ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.

Këtë vit do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e pejsazhit. Punëtoria e parë do udhëhiqet nga Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i pejsazhit nga Brukseli dhe Roterdami, kurse punëtoria e dytë udhëhiqet nga Dea Buza, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana.

Në këtë edicion do të organizohen tre turne, dy në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, ndërsa turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit.

Ngjarja kryesore në festival mbeten Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator.

Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës.

Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet.

Kjo është konfirmuar nga zëdhësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana.

Rasti në hetime

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që mashtronin shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha, një tjetër formë mashtrimi po përhapet online.

Bëhet fjalë për një lojë që quhet “Rruga e pulës”.

Qytetarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Është skema e radhës për të cilën unë parashikoj se do të flasim si forma e re e mashtrimit online”, thotë Nadia Elbasani, pedagoge e sigurisë kibernetike.

E përkthyer në shqip do të ishte “Rruga e pulës”. Ndryshe nga skemat e fundit piramidale që mashtruan shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha ,“Rruga e pulës” është një lojë.

“Deri më tani ne kemi parë mashtrime ne kemi parë mashtrime që ndodhin në emër të kriptovalutave. Një sektor që ende mbart një mister dhe jo secili nga ne e kupton. Por industrinë “gaming” e kemi shumë të thjesht për ta përqafuar të gjithë . Ndaj probabiliteti që të biem pre e kësaj skeme është edhe më i lartë”, u shpreh Elbasani.

Ajo po përhapet veçanërisht në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Telegram”.

Shqiptarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Luajtja e një loje “online” dhe dhënia e të dhënave personale dhe bankare me pretendimin se duke luajtur këtë lojë kaq të thjesht do të fitosh para dhe duke e domostruar edhe personazhe të caktuara që janë personazhe shqiptare në fakt, e shton rrezikun për të rënë pre e mashtrimit të ardhës që është në industrinë “gaming”, theksoi ajo.

“Mashtrimi”, me gjithë format apo mënyrat i ka rrënjët aq të thella aq sa vetë njerëzimi.

Ndër vite, duke iu përshtatur ndryshimeve sociale, ekonomike e politike, ai ka pësuar “mutacione”, por efekti për të infektuar individë në veçanti e shoqëri në përgjithësi ka mbetur i njëjtë.

“I bëj thirrje kujtdo që e dëgjon këtë intervistë sot si dhe autoriteteve përgjegjëse të marrin masa sot para se të jetë vonë”, apelon pedagogia.

Joshja për të fituar sa më shumë e më shpejt është “mikrob” që me sa duket, gjendet në mendjen e çdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të çdo shoqërie