Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

40 vjeçari që mbeti i vrarë në Ferizaj

Një 40 vjeçar është vrarë në orët e mbrëmjes në fshatin Balaj të Ferizja.

IndeksOnline mëson se viktima është Brahim Ramusa.

Vdekjen e tij për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

”Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues.” ka thënë Veseli.

Manchester City i bën konkurrencë Liverpoolin, hyn në garë për Guehin

Marc Guehi ishte shumë afër transferimit te Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar.

Marrëveshja madje edhe ishte arritur mes të dy palëve, por dështimi i Crystal Palace për të gjetur një zëvëndësues për të bëri që të dështonte komplet transferimi i tij.

Mirëpo siç raporton “Mirror”, Liverpooli pritet ta ketë më të vështirë pasi që në garë ka hyrë rivali i tyre në Premierligë, Manchester City.

Kjo pasi që kontrata e Guehit skadon në verën e ardhshme dhe do të kenë më të mundur që të nënshkruajnë me të si transfer i lirë.

Guehi, numëron 162 paraqitje me Crystal Palace që kur ju bashkua në vitin 2021, ku gjatë këtyre është bërë kapiten i skuadrës si dhe ka arritur të fitojë “FA Cup”, sezonin e kaluar.

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Në Katar është thirrur një samit i jashtëzakonshëm arabo-islamik pas sulmit izraelit të javës së kaluar, ku humbën jetën pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer sigurie nga Katari.

Takimi zhvillohet në Doha, duke mbledhur liderë dhe zyrtarë të lartë nga vendet arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, shkruan A2 CNN.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, udhëtoi drejt kryeqytetit të Katarit i shoqëruar nga bashkëshortja, Emine Erdogan, shefi i inteligjencës Ibrahim Kalin, këshilltari për politikë të jashtme Akif Çağatay Kiliç, drejtori i komunikimit të presidencës Burhanettin Duran dhe nënkryetari i AKP-së, Halit Yerebakan.

Vizita e Erdogan vjen vetëm pak ditë pas qëndrimit në Doha të ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, ndërsa pritet që diskutimet të përqendrohen në koordinimin rajonal dhe në reagimin e përbashkët ndaj zhvillimeve të fundit në Gaza.

PS përcakton emrat, ish-ministrat marrin drejtimin e komisioneve parlamentare në Kuvend

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.

Burimet thanë se thanë gazetares së Top Channel, Elda Menga se Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural.

Milva Ekonomi do të marrë drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi Çuçi– Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Ish-ministrja Anila Denaj do të drejtojë Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë në krye të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike, ndërsa ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin e ri parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.

1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton maxhoranca Milva Ekonomi

2-    Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton maxhoranca Ulsi Manja

3-    Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton maxhoranca Bledi Cuci

4-    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita (nënkryetare Evis Kushi PS)

5-    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita (Nënkryetar Eduart Shalsi PS)

6-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga maxhornca Anila Denaj

7-    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita (Iris Luarasi nënkryetare PS)

8-    Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton maxhoranca Blendi Klosi

9-    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita (Erion Malaj në kryetar PS)

10-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Drejton maxhoranca Igli Hasani

11-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton maxhiranca Fatmir Xhafaj

Komisioni i Posaçem për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Komisioni i Posaçëm për Reformëm Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku

KPK avancon Armend Zenelajn në pozitën e prokurorit në Prokurori Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) avancoi në pozitën e prokurorit special, Armend Zenelajn.

Në mbledhjen e 273-të të KPK-së, kryesuesi i Panelit për avancim dhe transferim, njëherësh ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bëri të ditur se për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë: Armend Zenelaj, Fitore Sadikaj dhe Sadri Alija, ndërsa pas mbajtjes së intervistave, Zenelaj ka marrë më së shumti pikë,

Kelmendi tha se ndaj raportit kundërkandidatët kanë pasur të drejtën për paraqitje të kundërshtimeve.

Anëtari i (KPK) Visar Krasniqi elaboroi kundërshtimin e paraqitur nga prokurorja Sadikaj, e cila, sipas tij, ka pretenduar për zbatim të gabuar të kritereve ligjore, duke nisur nga pikët e intervistës, e që sipas saj është përgjigjur saktë duke i plotësuar standardet e kërkuara për përgjigje në pyetjet e komisionit.

“Sadikaj ka pretenduar se mungesa e arsyetimit adekuat për pikët e dhëna nga paneli vlerësues, shton dyshime për mungesë të objektivitetit në vlerësim.
Sadikaj ka kundërshtuar edhe pikët e dhëna nga paneli lidhur me përvojën e punës, pasi që në krahasim me kundërkandidatët, specifikisht njëri me mandat të kufizuar në Departamentin e Përgjithshem dhe me funksion administrativ si anëtar i Këshillit, është e pakrahasueshme si provojë me atë të saj. Prokurorja ka potencuar përvojën prej 20 vjetësh, ku 9 prej tyre i ka në Departamentin për Krime të Rënda. Po ashtu, ka kundërshtuar vlerësimin e panelit lidhur me trajnimet me arsyetimin se paneli ka dhënë pikë më pak sesa specializimet që ka.
Andaj, Sadikaj i ka propozuar Këshillit që kundërshtimi të aprovohet dhe të kthehet në rivlerësim vlerësimi i panelit, duke kërkuar trajtim objektiv dhe të drejtë të kandidatëve”.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Panelit për avancim dhe transferim, njëherësh ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi tha se Komisioni ka bërë vlerësim objektiv dhe se kandidati vlerësohet bazuar në intervistën e dhënë para Komisionit.

Këshilli Prokurorial me pesë vota kundër dhe tri abstenime, refuzoi kundërshtimin e paraqitur nga prokurorja Sadikaj.

KFOR-i së bashku me FSK-në e Policinë inspekton materiale të rrezikshme në Lipjan

Ushtarët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje dhe Perëndim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policinë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një inspektim tremujor të materialeve toksike industriale në ish-fabrikën “GC Metals” në Lipjan.

Ky inspektim, siç thuhet, synon monitorimin e objekteve të braktisura industriale dhe ndihmon autoritetet lokale në reduktimin e rreziqeve kimike dhe radiologjike.

“Këto aktivitete nënvizojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet në njoftimin KFOR-it në Facebook.

Në të njëjtën kohë, KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili brenda rolit të vet si reagues të sigurisë.