Enj. Pri 2nd, 2026

Radio Dodona

Balaj-Halimaj merr një shtytje në Prizren, nga biznesmeni i njohur në diasporë që është pjesë e garës për asamble

Kandidatura e Albulena Balaj-Halimaj në Prizren vazhdon të ketë energji dhe dinamikë. Garës i ka dhënë fuqi është kandidimi i një biznesmeni nga diaspora. Bëhet fjalë për Bari Pulajn, afaristin që po arrin suksese me punë në Slloveni.

Kandimin e tij për asamble e ka përshëndetur edhe Fatmir Limaj. Pulaj mbanë numrin 25 në garën për asamble në Prizren.

“Unë kam vendosur të kandidoj, për të qenë pranë jush e për të luftuar për gjërat që na prekin çdo ditë: shkollim më të mirë, mundësi për të rinjtë, vende pune dhe një qytet më të pastër e më të bukur.
Nuk premtoj mrekulli – por premtoj punë të ndershme dhe përkushtim për çdo lagje, çdo familje, çdo qytetar.
Mbështetja juaj është forca ime. Së bashku e bëjmë Prizrenin më të mirë” ka thënë Pulaj për kandidimin e tij.

LDK nesër nis fushatën në Shtime, Kastriot Shabani thërret qytetarët në tubimin madhështor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër do të mbajë takimin qendror për zgjedhjet lokale në Komunën e Shtimes.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Kastriot Shabani, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në hapjen e fushatës zgjedhore.

Tubimi madhështor i LDK-së do të mbahet të mërkurën, më 17 shtator, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, duke filluar nga ora 19:00.

“Karrige nuk ka sa do të ketë njerëz! Hajde edhe ti, në tubimin tonë madhështor. Mos na voto pa na dëgjuar. Bashkë drejt fitorës”, është shprehur Shabani në ftesën e tij drejtuar qytetarëve

Lidhja e Prishtinës hap fushatën elektorale/ Kupina: Me qytetarët bashkë, fitorja jonë është e sigurt

Mbrëmë, Lidhja e Prishtinës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale.

“Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam. Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet.”, ka shkruar mes tjerash Fehmi Kupina,

Sipas Kupinës, me ofertën më të mirë programuese dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja e tyre është sigurt.

Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, lagjet e fshatrat që nuk kishin autobus tash me linja të rregullta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë për zgjerimin e rrjetit të transportit urban në kryeqytet.

Lagjet e fshatrat që nuk kanë pasur asnjëherë autobus, tash do të kenë linja të rregullta.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modernë.

“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndres, Nic, Veternik, Zalltar. Po lidhim edhe fshatrat me Kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovic, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama.

“Kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje! 30 linja të reja 172 autobusë modern Frekuenca çdo 7 minutanë linjat kryesore. Tani, ka zbritje në secilën lagje të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ky zhvillim vjen pas investimeve të mëdha në transportin urban, me bileta digjitale

Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese, Kurti përmend edhe prodhuesit vendor

Është bërë prezantimi i skemës së granteve për energji të pastër. Aty mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili përmendi dhe dy prioritetet e qeverisë me të cilën edhe udhëheqi për katër vite.

“Shumë prej jush që jeni të pranishëm e qindra prodhues të tjerë tashmë i keni hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja falë 100 milion euro kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrjet dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilat e zgjeruan kapacitet pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës sonë përmes emitimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti të prodhuesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërsa ministrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi më shumë detaje për këtë skemë.

“Jemi të gatshëm që të zbatojmë këto skema të reja me një bashkëpunim të ngushtë që siguron një bashkëpunim të ngushtë nga ministritë relevante, nga njëra anë ajo e Ministrisë së Tregtisë dhe në anën tjetër ajo e Ekonomisë dhe kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti pra bizneset prodhuese, pra që janë dhe shtylla kryesore të kenë përkrahjen e duhur për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të ketë biznese më të gjelbra dhe më konkurrueshme në Evropë sot dhe në të ardhmen”, tha Rizvanolli.

“Skema e granteve për energji të pastër do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro nëse kombinohen dy masa, ndërsa mbi afatet e aplikimit mund të gjinden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe MINT”, tregoi Rizvanolli.

E pranishme ishte edhe ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz.

Vrasja në Ferizaj, i dyshuari B.R. ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:42, në fshatin “Balaj”- komuna Ferizaj, është raportuar një rast i vrasjes.

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me Policinë e njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës (I.R), është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, për obduksion.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.