Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme.
Atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal. Një optimizëm të tillë e shfaqën edhe përzgjedhësi Foda dhe portieri Arijanet Muriq në konferencën për media