Mar. Dhj 23rd, 2025

ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua, menjëherë pas njoftimit të Policisë së Kosovës për dyshimin për kryerjen e një vepre penale.

Zyrtari mbetet jashtë detyrës deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu, ATK ka vënë në dukje se bashkëpunimi me institucionet e rendit dhe drejtësisë mbetet prioritet, sidomos në raste të dyshimta për shkelje ligjore.

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *