Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një tjetër me kaçavidë.
Sipas raportit, i dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj policëve dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontroll ka sulmuar fizikisht edhe njërin prej tyre, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një person me kaçavidë. I dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policorë dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontroll ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

