Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Skenderaj nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kurse viktima ka pësuar lëndime trupore
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24-orësh.

