Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas raportit policor, më 3 shkurt 2026 rreth orës 19:15, gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 215.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Si prova materiale policia ka sekuestruar: një veturë me targa vendore dhe dy telefona mobile.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente

