Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, .
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 28 maj 2026, rreth orës 13:00.
Policia njofton se gjatë kontrollit trupor dhe bastisjes së realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 761.01 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e paketuar në qese plastike, si dhe një peshore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

