Mër. Nën 12th, 2025

Arrestohet i mituri në Istog, kërcënoi dhe ofendoi policët

Një i mitur është arrestuar në Istpg, pasi që derisa ishte duke vozitur nuk i është ndalur zyrtarëve policor. Pasi është ndalur ai i ka kërcënuar dhe ofenduar policët.

Me të dyshuarin ishte dhe nëna e tij, e cila i ka penguar zyrtarët policor. Njëri nga policët ka kërkuar dhe tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. 20 Qershori, Istog 09.11.2025 – 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policor dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuaraështë liruar në procedurë të rregullt”, thuhety në raportin e policvisë së Kosovës

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *