Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një lokal, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, teksa i dyshuari u arrestua dje, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimi të policisë, i dyshuari kishte vjedhur dy telefona mobil, një mjet pune dhe një çantë dore.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje”

