Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune hetimore dhe operacionale, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjeve.Si rezultat i veprimeve policore është arrestuar i dyshuari: D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

