Mër. Shk 4th, 2026

Arrestohen tre persona në Mitrovicë që lidhen me narkotikë

Njësitet policore të stacionit policor – jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së 4 shkurtit 2026, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *