Pre. Nën 14th, 2025

Arrestohen tre deçanas për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Janë arrestuar tre burra në Deçan, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një prej, një grinder pajisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një palë dorëza dhe një emblemë metali.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder pajisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë pesha e të cilave nuk është matur, një palë dorëza dhe një emblemë metali. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *