Pre. Nën 14th, 2025

Arrestohen katër persona, konfiskohen armë, fishekë e substanca narkotike

Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme ka arrestuar katër persona ku njëri prej tyre ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale : dy armë/pistoleta me 28 copë fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celularë.

Lidhur me rastin katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar, rasti nën hetime.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *