Mar. Dhj 16th, 2025

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Gjatë mbrëmjes së djeshme Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona.

Ata dyshohen për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Sipas policisë rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.

Më tutje në njoftim thuhet se puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *