Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në fshatin Smirë të Vitisë, lidhur me tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla.
Me urdhër të gjykatës, njësitet policore kanë kryer kontrolle në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e dëshmive, përfshirë sende të vjedhura nga shkollat. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pas një pune intensive në teren lidhur me tre raste të vjedhjeve të rënda në shkolla, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njësitet policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive (sendeve të vjedhura në shkolla). Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës..

