Enj. Shk 19th, 2026

Arrestimi i ish-princit pas skandalit “Epstein”/ Reagon Starmer: Askush s’është mbi ligjin

Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor u arrestua sot. Ky arrestim vjen pasi doli në skandalin “Epstein”.

Kryeministri britanik Keir Starmer duke folur për BBC-në tha se kushdo që ka informacion duhet të dëshmojë, ndërsa theksoi se askush nuk është mbi ligjin.

“Kushdo që ka ndonjë informacion duhet të dëshmojë. Pra, qoftë Andrew apo dikush tjetër, kushdo që ka informacion përkatës duhet t’i paraqitet organit përkatës, në këtë rast të veçantë po flasim për Epsteinin, por ka shumë raste të tjera.

Kushdo që ka informacion në lidhje me ndonjë aspekt të dhunës ndaj grave dhe vajzave, sipas mendimit tim, ka detyrë të dalë përpara ligjit, kushdo që të jetë. Një nga parimet thelbësore në sistemin tonë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin dhe është me të vërtetë e rëndësishme që kjo të zbatohet në të gjithë sektorin.

Ky është parimi. Është një parim i hershëm, është një parim shumë i rëndësishëm i vendit tonë, i shoqërisë sonë, dhe zbatohet, dhe duhet të zbatohet në këtë rast, në të njëjtën mënyrë siç do të zbatohej në çdo rast tjetër”, u shpreh ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *