Enj. Nën 20th, 2025

Armëpushimi në rrezik, Izraeli rifillon sulmet në Gaza, 25 viktima

Të paktën 25 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, në një nga ditët më vdekjeprurëse që nga hyrja në fuqi e armëpushimit pesë javë më parë.

Dhjetë persona u vranë kur një godinë e ministrisë çështjeve fetar në lagjen Zeitoun të Gazës Lindore u godit, sipas ekipeve të shpëtimit.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur “objektiva terroriste të Hamasit” pasi persona të armatosur hapën zjarr drejt një zone ku ushtarët e saj po operonin në qytetin jugor të Khan Younis, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

Hamasi vuri në dyshim pretendimin dhe dënoi atë që e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund të rrezikojë armëpushimin.

Përshkallëzimi i dhunës vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që mbështet planin e paqes për Gazën të presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund dy viteve të luftës shkatërruese

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *