Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Ai kishte katër vota “për”, ndërsa kundërkandiati i tij, Milot Krasniqi pati vetëm dy vota.
Fillimisht dy kandidatët në takimin e jashtëzakonshëm i janë drejtuar anëtarëve të Këshillit Prokurorial me një fjalim prezantues, ku kanë paraqitur prioritetet dhe vizionin e tyre për drejtimin e institucionit.

