Mër. Nën 5th, 2025

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (27-31 tetor 2025)

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (27-31 tetor 2025)
Java e ardhshme do të karakterizohet fillimisht me mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë. Duke filluar nga dita e martë, parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike dhe rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës, të cilat do të afrohen me vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit. Temperaturat minimale do të jenë paksa të ulëta në mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje termike e temperaturave maksimale.
Këto ndryshime meteorologjike do të kenë efekt pozitiv në aspektin agrometeorologjik. Reshjet e fundit, të shoqëruara me ngopje të tokës me lagështi, do të kontribuojnë në rimbushjen e rezervave ujore në shtresat e sipërme të tokës, çka është mjaft e rëndësishme për fidanët e mbjelljeve të vjeshtës dhe përgatitjen e tokës për mbjelljet e pranverës së hershme.
Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese.
Në përgjithësi, kushtet agrometeorologjike parashikohen të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore, si punimet e tokës, krasitjet, plehërimet bazë dhe kontrollin fitosanitar. Kombinimi i lagështisë së tokës dhe temperaturave të buta do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e gjendjes së mirë të kulturave bujqësore dhe nxitjen e rigjenerimit të kullotave natyrore.
E hënë
Moti kryesisht i vramët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 5-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti I vranet dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 2-4C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: nga veriperendimi, 1–me vranesira të shpërndaram/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0-2 °C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: -1-2°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: nga juglindja, 1-3 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndaral.
Temperaturat mnimale: 2-5°C
Temperaturat maksimale: 16-19°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *