Pre. Tet 16th, 2026

Arabia Saudite pengon një sulm me raketa ndaj Medinës

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka parandaluar një sulm me raketa ndaj qytetit të shenjtë të Medinës, si dhe një sulm tjetër në pjesën lindore të mbretërisë.

Koalicioni, i cili lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, bëri të ditur për zhvillimet të enjten, pa dhënë detaje të tjera rreth sulmeve të parandaluara.

Ndërkohë, rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në Aden, qytet port në jug të Jemenit, ku ndodhet një bazë e përdorur nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite.

Sipas zyrtarëve, të paktën dy persona kanë humbur jetën nga ky sulm, raporton Associated Press.

Postime të Ngjashme