Hën. Dhj 22nd, 2025

Aprovohet kërkesa e Besim Kelmendit, KPK prozon Agron Qalajn si u.d i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me gjashtë vota për, ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa e Kelmendit u aprovua në takimin e jashtëzakonshëm të hënën, me votat e gjashtë anëtarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“I shprehim falënderim për përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet çështja e Kelmendit”, tha Vuniqi.

Më pas, Këshilli caktoi Qalajn si u.d Kryeprokuror i Shtetit dhe ky vendim hyn në fuqi sot.

Paraprakisht, Hajdaraj tha se ftesa për takim i ka shkuar edhe Kelmendit, mirëpo ai e ka njoftuar se gjendet në udhëtim vendit.

Të pranishëm në takim ishin gjashtë anëtarë, kurse tre anëtarë të tjerë kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *