Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Kështu ish presidenti Meta do të vijojë me të njëjtën masë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 30.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 37 akti, datë 26.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M.:
“Ankim kundër vendimit nr. 40/863, datë 05.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Gylsen Zhllima, ndaj disponimit nr. 863/40, datë 05.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

